Drejtuesja e AMF: Nga 1 janari 2026, sigurimi i makinës do të rritet sërish për ata që…

Drejtuesja e AMF-së, Mimoza Kaçi, deklaroi ditën e sotme se nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të ndryshojë përsëri siguracioni i makinës.

Gjatë fjalës së saj, Kaçi shpjegoi se të gjithë drejtuesit e mjeteve që kanë shkaktuar aksidente gjatë këtij viti do të paguajnë më shumë sigurim vitin tjetër.

“Cilit modeli Evropian i jeni referuar për të miratuar rregulloren e faktorëve të riskut për sigurimin e mjeteve, bonus-malus? Apo është një rregullore shqiptare që ka probleme dhe arritje? Pse ne kemi vetëm 3 klasa, dhe kemi koeficiente në disa raste shumë të ulët, dhe në disa të tjera në anormalitet?”, pyeti Braçe.

“Nuk ekziston një model që i përshtatet çdo vendi. Këto janë faktorë minimal që mund të konsiderohen por mund të zgjerohen më tej për çdo shoqëri. Mund të mos jetë perfekte por është hap i madh, për të ndryshuar perceptimin e qytetarëve që të tregojnë kujdes në drejtimin e mjeteve, pasi që në 1 janar 2026 do të hyjë në zbatim dhe bonusi dhe malusi. Nëse incidenca e dëmeve në nivel vendi është 3.8 do të thotë që 3.8% e drejtuesve do të penalizohen, ndërsa të tjerët do të marrin bonus, që do të luhatet”, u përgjigj drejtuesja e AMF-së Mimoza Kaçi.

About Redaksia

Check Also

Skandali/ Pse Gjiknuri dhe Ahmetaj refuzuan të firmosin aferën për Aeroportin e Vlorës

Sali BERISHA Në vitin 2017 hapet një tender, në të cilin paraqiten 4 kompani të …