Gropa e madhe financiare nga gjoba Becchetti, qeveria i jep Albcontrol 31 milion euro

Aventura e qeverisë me Becchettin vazhdon të hajë para papushim nga taksat e qytetarëve. Qeveria shqiptare ka disbursuar 3 miliardë ose rreth 31 milionë euro nga paratë e buxhetit të shtetit, të cilat do të shkojnë si injektim kapitali për Albcontrol.

Paratë, të cilat jepen për të lehtësuar situatën e vështirë financiare të Albcontrol për shkak të bllokimit të llogarive nga biznesmeni italian Becchetti, janë në fakt financim i drejtëpërdrejtë i gjobës 130 milionë euro që Shqipëria mori në arbitrazh.

Qeveria jep 31 mln euro për Albcontrol për të mbuluar gropën
Akti Normativ i Buxhetit 2025

Edhe pse kryeminstri zotohet publikisht se qytetarët shqiptarë nuk do të paguajnë asnjë qindarkë për biznesmenin italian, në realitet po ndodh e kundërta dhe paratë po paguhen përmes skemave të maskuara.

Nga dhënia e borxheve shtetërore deri tek transferat direkte kapitale, buxheti po paguan deri në qindarkën e fundit paratë e bllokuara nga Francesco Becchetti.

Fillimisht qeveria shqiptare e financoi përmes kredive shtetërore situatën e vështirë të Albcontrol. Këto kredi herë janë dhënë nga Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe herë nga Korporata Shqiptare e Investimeve.

Ndërsa tani, kreditë po shndërrohen në financim direkt buxhetor. Pra paratë po merren nga qytetarët shqiptarë dhe po shkojnë për të mbuluar gropën e madhe financiare të Albcontrol./Kapitali.al

About Redaksia

Check Also

Skandali/ Pse Gjiknuri dhe Ahmetaj refuzuan të firmosin aferën për Aeroportin e Vlorës

Sali BERISHA Në vitin 2017 hapet një tender, në të cilin paraqiten 4 kompani të …