Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama duke e quajtur “Maduron e Beogradit” dhe duke ngritur pikëpyetje mbi arsyet e reagimeve të tij lidhur me çështjen “McGonigal”.
Berisha ka shpërndarë në Facebook një video ku shfaqet Rama në Londër duke thënë se nuk ka kryer asnjë vizitë në Moskë të takojë Kremlinin, ndërsa në realitet rezulton që në vitin 2020 kur Shqipëria ka patur drejtimin e OSCEE, ka shkuar për një vizitë në Rusi.
“Mirë që gënjen, po pse vallë? McGonigal dhe agjenti rus i dënuar i kanë kallur tmerrin Maduros së Beogradit?”- shkruan Berisha.