Berisha me deputetët e rinj: Raporti juaj më thelbësor është ai me zgjedhësit!

Në takimin e PD në bashkëpunim me Fondacionit Konrad Adenauer (KAS) për programin e trajnimit për deputetët e rinj kreu i PD, Sali Berisha, u shpreh se, raporti më i rëndësishëm për deputetët e rinj është ai me zgjedhësit, duke theksuar se ata nuk duhet të shkëputen kurrë nga lidhjet me qytetarët që i kanë zgjedhur.
Berisha theksoi se, takimet e vazhdueshme me zgjedhësit dhe mbrojtja e interesave të tyre janë thelbësore për çdo deputet, pasi ky është obligimi dhe angazhimi më i madh që ata kanë.
“Ju përgëzoj nga zemra për këtë ftesë t’u jap ju disa nga mendimet e mia në fillimet e misionit tuaj fisnik si përfaqësues të qytetarëve shqiptarë.
Për çdo njeri që ka ambicien më të vogël politike, qenia deputet është realizimi i një ëndrre ndër më të bukurat e jetës së tij.
Shumë funksione mund të merrni gjatë jetës, por si ai i deputetit nuk është asnjë.
Ndaj dhe uroj që ky mision t’u frymëzojë dhe të bëhet një bazë e fuqishme për ndërtimin e një karriere të denjë politike.
Deputeti ka shansin e madh që në tempullin e parlamentit të formohet si një orator i shkëlqyer.
Nuk ka platformë më dinjitoze, më të bukur se ajo e parlamentit për të treguar oratorinë tuaj.
Në universin e veprimtarisë së tij, ligjeve dhe vendimeve që miraton, është pa dyshim dhe universiteti më i shkëlqyer politik i juaji.
Është mundësia e jetës suaj që me ligje dhe vendime, me nisma legjislative, ju të ndikoni në jetën, veprimtarinë e mijëra, mijëra, mijëra qytetarëve. Në jetën e vendit.
Pra, të ushtroni kështu, për mirë sigurisht është fjala, influencën më të madhe.
Por kjo kërkon përkushtimin tuaj.
Kërkon përkushtim të madh ndaj parlamentit, veprimtarisë së tij.
Angazhim të madh në komisione, në sallë dhe kudo.
Natyrisht një raport është më thelbësori.
Është raporti i të gjitha raporteve tuaja. Është raporti me zgjedhësit.
Ata njerëz u kanë besuar ju me çfarë kanë pasur mendimin e tyre se ju do i përfaqësoni ata, se ju do përfaqësoni interesat e tyre.
Është fatkeqësia më e madhe një deputeti është kur ai shkëput lidhjet nga zgjedhësit e tij, interesat e tyre.
Kur ai pushon së qenuri avokat i atyre që e kanë votuar.
Në këtë kuadër, takimet me zgjedhësit janë të pazëvendësueshme. Asgjë nuk duhet të shkëpusë deputetin nga takimi me elektoratin e tij.
Nga mbrojtja e interesave të elektoratit të tij.
Nga përcjellja në parlament të zërit të atyre që kanë për zë, zërin tuaj. U kanë sjellë ju në parlament”, u shpreh Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Mazhoranca aktuale është politikisht dhe moralisht ilegjitime!

Nga Agron GJEKMARKAJ Mazhoranca aktuale është politikisht dhe moralisht ilegjitime. Shqipëria nuk mund të quhet …