Berisha: Në Shqipëri po shtypet pluralizmi politik! Ky parlament ka nisur në mënyrë të frikshme!

Kryetari i PD, Sali Berisha reagoi ashpër mënyrën se si po procedohet në parlament, duke e cilësuar si një fillim të frikshëm të këtij legjislativi, ku edhe opozita po detyrohet të qëndrojë jashtë çdo konteksti.
Ai e quajti të papranueshëm faktin që programi katërvjeçar i qeverisë dhe ministrat e saj u miratuan në vetëm 28 minuta, duke e krahasuar këtë me veprime të pushtuesve.
Berisha u bëri thirrje deputetëve të rinj që të mbrojnë gjithmonë bindjet dhe ndërgjegjen e tyre, duke u uruar atyre sukses dhe një karrierë të denjë parlamentare.
“Kudo parlamentet janë të ndarë në vendet me pluralizëm.
Në vendet moniste nuk ka pluralizëm parlamentar.
Në Shqipëri ka pluralizëm, por shtypet pluralizmi politik.
Mënyra se si procedohet është absolutisht e paimagjinueshme për parlamentin.
Është e vërtetë se opozita mund ta teprojë në qëndrimet e saj.
Por kjo nuk do të thotë kurrë të shkatërrohet parlamenti dhe parlamentarizmi.
Dhe në fund të fundit, opozita nuk ka detyrë tjetër përveçse të qëndrojë opozitë.
Është një fillim i frikshëm i parlamentit këtë vit.
Është nxjerrë jashtë çdo lloj konteksti.
Kurrë nuk mund të ndodhte që programi 4-vjeçar i qeverisë dhe ministrat të votohen për 28 minuta.
Asnjë pushtues, edhe pushtuesit që krijojnë një qeveri, nuk i imponojnë një gjë të tillë një parlamenti.
Ndaj dhe kjo tregon se ne kemi përsëri një rrugë të vështirë dhe të gjatë për të bërë.
Por zhvillimi i parlamentarizmit, konsolidimi i parlamentit është kushti më themelor i një sistemi demokratik.
Për të mbrojtur një sistem demokratik.
Së fundmi, do kthehem prapë tek ajo që thashë më parë.
Kurrë parlamentari, deputeti, politikani nuk duhet të shkelmojë mbi ndërgjegjen e tij.
Atë që ai beson dhe e ka bindje, ai duhet ta mbrojë. Duhet të jetë vetja e tij.
Iu uroj shumë suksese dhe iu uroj një karrierë brilante parlamentare.
U garantoj se në çdo funksion që të merrni, mision të tillë fisnik si atë të deputetit, nuk do gjeni”, përfundoi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha bën thirrje për protesta/ Raporti i OSBE-ODIHR rrëzoi farsën elektorale

A shihni ndonjë mangësi në këtë raport të OSBE/ODIHR z.Berisha, duke qenë se, për votën …