“Do të humbasë të gjithë mbështetjen e SHBA”/ Trump paralajmëron Izraelin

Izraeli do të humbasë “të gjithë mbështetjen” nga Shtetet e Bashkuara nëse përpiqet të ecë përpara me aneksimin e Bregut Perëndimor.

Kështu deklaroi presidenti amerikan Donald Trump, në një intervistë me revistën “Time”, në lidhje me armëpushimin e ndërmjetësuar nga SHBA-ja, e botuar sot.

Trump u pyet në lidhje me ata që ushtrojnë presion mbi qeverinë izraelite për të aneksuar të gjithë ose një pjesë të Bregut Perëndimor.

“Nuk do të ndodhë. Nuk do të ndodhë. Nuk do të ndodhë sepse u dhashë fjalën vendeve arabe”, tha Trump. “Dhe nuk mund ta bëni këtë tani. Ne kemi mbështetje të madhe nga vendet arabe. Nuk do të ndodhë sepse u dhashë fjalën vendeve arabe. Nuk do të ndodhë. Izraeli do të humbasë të gjithë mbështetjen nga Shtetet e Bashkuara nëse kjo ndodh”, vijoi ai.

Vance: Vota në Knesset për aneksimin e Bregut Perëndimor është budallallëk

Më parë, për të njëjtën çështje, zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara  J.D. Vance e përshkroi votimin paraprak të djeshëm në Knesset për aneksimin e Bregut Perëndimor si fyes për të dhe “shumë budallallëk” , në një deklaratë që bëri në Aeroportin Ben Gurion , gjatë largimit të tij nga Izraeli.

Vota ishte “e çuditshme”, tha ai në përgjigje të një pyetjeje, duke shtuar se ishte “disi i hutuar” nga kjo.

Vance tha se i ishte thënë se ishte një “dredhi politike” dhe “thjesht simbolike” , por shtoi se ishte ” një dredhi politike shumë budallaqe dhe unë personalisht e gjej ofenduese”.

“Bregu Perëndimor nuk do të aneksohet nga Izraeli”, tha ai prerë. “Kjo do të vazhdojë të jetë politika jonë dhe, nëse disa njerëz duan të marrin vota simbolike, mund ta bëjnë këtë, por ne sigurisht që nuk jemi të kënaqur me këtë.”

Kur u pyet për armëpushimin në Gaza, Vance u përgjigj:

“Tani për tani mund të themi me besim se Izraeli po respekton armëpushimin dhe Hamasi po e respekton armëpushimin”.

Kur u pyet nëse kishte pasur ndonjë kontakt të kohëve të fundit me Hamasin, Vance tha:

“Ne gjithmonë mund ta marrim telefonin dhe ta telefonojmë Hamasin kur të duam”, por ai sqaroi se shumica dërrmuese e komunikimit bëhet përmes ndërmjetësve arabë.

About Krye Redaktor

Check Also

“Një njeri i pafajshëm po dërgohet në burg”/ Brenda qelisë së Sarkozy, librat që mori me vete…

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy mbahet në një qeli prej vetëm 9 metrash katrorë, e cila përmban …