Noka: Raporti i ODIHR vërteton qëndrimin e PD se partia e krimit ka kapur shtetin!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka reaguar pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 11 majit 2025.

Noka shkruan se, Raporti i OSBE-ODIHR vërteton qëndrimin tonë se, Partia e Krimit ka kapur shtetin shqiptar, duke e trajtuar si derivat të vetin.

Reagimi

Raporti i #OSBE-#ODIHR vërteton qëndrimin tonë se Partia e Krimit ka kapur shtetin #shqiptar, duke e trajtuar si derivat të vetin. Blerja e votës është krim dhe jo epërsi politike ndaj opozitës.

Në #Shqipëri ti voton, patronazhisti numëron.

#Rama vetë nuk garon. Krimi garon për të, me siglën e PS-së.

Kush mendon se #PD ka përballë një parti politike, e ka gabim. Përballë kemi Lidhjen për Narkoshtetin, ku krimi dhe #qeveria përlyen e shqyen për më shumë pushtet mbi paranë e pistë.

Me paranë e pistë blejnë rezultate, mandate, analistë, influencera dhe pseudo opozitarë.

Blejnë kohë politike dhe dekrete. Me paranë e pistë disave u vjen goja, të tjerëve u ikën. Paraja e pistë është kartëmonedha e narkoshtetit.

Krimi blen vota dhe influencë mediatike.

Blen heshtjen e drejtësisë dhe të ndërkombëtarëve të korruptuar e tradhtarë të shtetit të tyre si Charles McGonigal.

Marrëdhënia e hershme që Rama ka me krimin është lajtmotivi i jetëgjatësisë së tij në #politikë, madje arsyeja e vendosjes së tij në krye të PS-së.

Rekrutimi i kontigjentëve kriminalë në #PS ishte ideja e tij. Bashkëqeverisja me krimin është arsyeja përse #Rama qeveris.

Nëpërmjet të tretëve kontrollon çdo sektor të ekonomisë, duke vrarë konkurrencën e ndershme dhe u bërë shkak për mungesën e investimeve të huaja në vend dhe largimet masive nga #Shqipëria.

Ramës i duhet vetëm administrata dhe familjarët.

About Redaksia

Check Also

Bota foli për 11 Majin, tani është radha jonë

Gjin GJONI Vetëm me një shikim të shpejte dhe nisur nga konstatimet e terminologjia e …