Paketa e maleve/ Berisha: Rama po mbjell farën e armiqësive dhe vëllavrasjes! Ftoj investitorët mos të prekin tokën e tjetrit!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha në një deklaratë për mediat se, Edi Rama po mbjell farën e armiqësive dhe vëllavrasjes dhe unë ftoj investitorët, mos të prekin tokën e tjetrit.
Ai tha se, Edi Rama po përdor këtë projekt për të mbjellë farën e armiqësive dhe vëllavrasjes mes shqiptarëve, veçanërisht në veri, dhe po nxit konflikte në një mënyrë që mund të çojë në pasojat më të rënda për komunitetet vendase.
“Tani, për sa i përket paketës së maleve, ajo është një plaçkitje e madhe që po bëhet.
Edi Rama me asgjë nuk mund të mbulojë armiqësinë e tij të egër ndaj veriut të Shqipërisë dhe zonave malore sepse në vitin 2012, ne miratuam ligjin në të cilin investimin në të gjithë zonat malore e përjashtonim për 8 vite nga taksat.
Por nuk autorizonim veten që të merrnim qoftë edhe një centimetër tokë nga dikush. Pra, ai që do bënte investimin, problemin do e zgjidhte me pronarët.
Kështu që me këtë që po bën, vetëm po mbjell farën e armiqësive dhe vëllavrasjes.
Dhe unë ftoj investitorët, mos të prekin tokën e tjetrit.
Nuk ka moral kurrë t’i rrëmbesh tokën tjetrin.
Edhe ajo që është komunale është vërtetë komunale.
Ato që quhen bjeshkë atje prona është me dy origjina. Njëra është private, por janë pakicë. Por të tjerat janë komunale dhe kanë qenë komunale në shekuj. Çfarë do të thotë se ai komunitet është pronari i tyre.
Dhe ti pa ujdinë e atij komuniteti, pse je shtet, nuk mund të prekësh asnjë centimetër.
Është tokë e atij komunitet.
Ky po merr baronët e drogës dhe po i ndërsen kundër tokave të qytetarëve.
Jo, ky është krim.
Ky është krim!
E kuptoni, 12 vite ai ka investuar në të gjitha rrethet e veriut më pak se në një rreth të kategorisë së tretë në zonat e tjera?
Dhe tani flet për paketën e maleve.
Paketën e maleve e tregoi me Thethim, që u soll më keq se çdo pushtues.
Shkatërroi 100 objekte.
Del në Sylbicë, spiunojnë patronazhistët, dhe i prish tjetrit objektin, pa pasur asnjë plan absolutisht.
Sigurisht duhet të ketë plan dhe sigurisht askush nuk mund të ndërtojë kudo që do. Jo. Se duhet menduar perspektiva.
Ato duhet të zhvillohen siç kanë qenë me stane guri. Kanë qenë të sistemuara. Kanë pasur ujin, kanë pasur rrethimin. I kanë pasur të gjitha. Kanë qenë komunitet.
Pra, po ta marrësh kështu një fshat i vogël dhe i sistemuar. Kjo nuk do të thotë që të ndërtojnë kudo.
Por kjo do të thotë që shteti të shpenzojë dhe të bëjë planin se ku do ndërtojnë.
Është fat i madh që po ndërtojnë shtëpi. Ky çon fadromat se spiunojnë patronazhistët dhe i prishin punë dhe ua shkatërron për qëllime politike banesat në bjeshkë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha bën thirrje për protesta/ Raporti i OSBE-ODIHR rrëzoi farsën elektorale

A shihni ndonjë mangësi në këtë raport të OSBE/ODIHR z.Berisha, duke qenë se, për votën …