Pse kryeministri i Shqipërisë tentoi ta denigrojë homologun e tij malazez?

Nga Enver BYTYÇI

Një video nga forumi i Londrës të mbasdites së të martës është bërë virale. Në atë video kryeministri i Shqipërisë në prani të shumë personaliteteve ballkanike, britanike dhe europiane sillet në mënyrë të çuditshme, ndërkohë që kryeministri i Malit të Zi fliste para auditorit. Eshtë vërtet një pamje e turpshme. Sepse sjellja e kryeministrit të vendit tim ka shenjat e një rrugaçërie ekstreme. Ato pamje të kujtojnë kohën kur Edi Rama para disa viteve zbriti nga pudiumi i parlamentit të Shqipërisë për te foltorja për të intimiduar Sali Berishën. Edhe në këtë video sjellja e tij ishte intimiduese, me mungesë respekti dhe etike të dukshme, madje sikur Edi ishte nën efektin e substancave narkotike.

Në një moment ai tallet hapur kur thotë “O Zot Montenegro”! Duke shprehur injorimin e ekzistncës së këtij vendi të pavarur. Duket sikur thoshte “Ja edhe Montenegro e konsideron veten shtet”! Sikur injoronte prezencën e kreut të ekzekutivit të këtij vendi në atë samit! Sikur ndjehej i bezdisur nga fjala e tij, nga prezenca dhe nga përfaqësimi që po i bënte vendit e shtetit të tij. E me këtë rast po jepte mesazhin se në atë samit “vlen vetëm prestigji i Edi Ramës”! Kryeministrat e tjerë, përveçse atë të Serbisë, hapur i konsideron “minorë” joekzistentë! Tashmë edhe me Mickovskin sillet si me Erion Braçen. Sepse nuk e konsideron njeriun e të njëjtit stan, ku vetë ai bën pjesë – stanin e Soros. Po ashtu me Albin Kurtin, sidoqë Kurti nuk e fal gjithnjë.

Por nëse e analizojmë qëndrimin e kreut tonë të ekzekutivit në atë samit, sipas pamjeve që na vijnë në vidion e përmendur, atëherë duhet shkuar pak më tej. Së pari, sjella e Edi Ramës lidhet me pazaret e tij me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Të dy këta, gjatë takimeve të shumta e të panumëruara, publike e jo publike, kanë folur për “lidershipin serbo-shqiptar në Ballkan”. Në fakt thjesht për lidershipin serb. Ose lidershipin Rama-Vuçiq në rajonin tonë. Në këtë kontekst ata janë tallur pas shpine shumë herë me shtetet e tjera të rajonit e sidomos me Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën. I kanë quajtur këto tri vende “shtete artificiale”, të cilat nuk e meritojnë ekzistencën e tyre. Së paku nuk meritojnë të kenë “të njëjtën peshë e të njëjtin status si Serbia e Shqipëria në Ballkanin Perendimor”!

Së dyti, ka shumë mundësi që në këtë sjellje përbuzëse të Edi Ramës ndaj kryeministrit malazez të ketë ndikuar ndonjë projekt i përbashkët Rama-Vuçiq për asgjësimin e Malit të Zi si shtet. Po ashtu të Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës. Në Kosovë Rama do të “shpërblehej” me pjesën që do të mbetej pasi Serbia të merrte “territoret e pasura të saj”! Dhe me këtë “shpërblim” Rama do ta shiste veten si “babai i kombit shqiptar, i cili arriti të bashkojë Kosovën me Shqipërinë”! Kjo formulë do te eklipsonte faljen ndaj Serbisë të pjesës më vitale dhe më të pasur të Kosovës. Por Kosova është si teqja. Po e preke atë, të dënon Zoti. Edi Rama dukej si i dënuar nga Zoti në sjelljet e çrregullta dhe asimetrike në atë panel në Londër. Zoti ia kishte marrë mendët dhe e shndërroi në një palaço cirku, fatmirësisht për ta parë të gjithë ata që e kanë sponsorizuar për të ardhur e për të qëndruar në pushtet në vendin tonë.

Mesazhi i sjell jete të Edi Ramës në Londër në përpjekje për ta intimiduar dhe injoruar homolun e tij malazez i adresohej kësisoj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Dukej sikur ai i thoshte se “Edhe pa pjesmarrjen tënde, i dashur vëllai im, Sandër, unë po e luaj rolin tim në projektin tonë të përbashkët, që Mali i Zi t’i ribashkohet Serbisë” Dhe se “duke e injoruar kryeministrin e këtij vendi në qendër të Londrës, unë po jap mesazhin se në Ballkan nuk ka nevojë për shtete të vogla si ky i Malit të Zi”! Djallëzitë e Edi Ramës shpërfaqen në forma e mënyra të ndryshme. Edhe kur ai është nën ndikimin e narkozës narkotike, nuk harron të kryejë misionin që ka marrë përsipër në Beograd.

Duhet iluminuar vetë Podgorica, me qëllim që të kuptojë se çfarë përfaqëson kryeministri i Shqipërisë në raportet me këtë vend tonin fqinjë!

About Redaksia

Check Also

Berisha bën thirrje për protesta/ Raporti i OSBE-ODIHR rrëzoi farsën elektorale

A shihni ndonjë mangësi në këtë raport të OSBE/ODIHR z.Berisha, duke qenë se, për votën …