Gazetari Osman Stafa ka denoncuar ditën e sotme në rrjete sociale një skandal të rëndë në sistemin shëndetësor, që daton në vitin 2017, periudhë kur Ogerta Manastirliu mbante detyrën e Drejtoreshës së QSUT-së, pak para se të bëhej Ministre e Shëndetësisë.
Sipas dokumenteve të publikuara, një mjeke e Shërbimit të Anatomisë Patologjike, Aida Dragoshi Decaj, i ka dërguar një email zyrtar Manastirliut ku denonconte me akuza të rënda dhe kriminale ish-drejtoreshën e shërbimit, Majlinda Buba Ikonomi.
Stafa ngre disa pyetje thelbësore që rëndojnë mbi ish-drejtoreshën e QSUT-së dhe Ministrinë e Shëndetësisë: “A ndërmorën hetim institucional për akuzat? A u ngrit një grup pune për të verifikuar shkeljet në sektorin e biopsive, një prej shërbimeve më jetike për pacientët me dyshime për kancer?”.
Postimi i plotë:
2017!
Ogerta Manastirliu, në datën që thotë emaili, ka qënë Drejtoreshë e QSUT-së. Pak para se të bëhej Ministre e Shëndetësisë.
Një mjeke e Anatomi Patologjisë Aida Dragoshi Decaj (sot nuk punon më aty) i dërgon një email me akuza shumë të rënda për Majlinda Buba Ikonomi, drejtoreshës së kohës, Ogerta Manastirliut.
Pyetje: A ka ndërmarrë aso kohe Ogerta Manastriliu, apo drejtori pasardhës i Qsut-së, Enkel Joti, hetim për këto akuza të forta që janë bërë ndaj Majlinda Buba Ikonomi?
A është ngritur një grup pune, për të vërtetuar ose jo, këto pretendime të një mjekeje që punonte në atë shërbim?
Në këtë shërbim bëhen biopsitë, aq të rëndësishme për pacientët e dyshuar për kancer.
Deklarimet e kesaj mjekeje janë shumë të rënda dhe kriminale. Prandaj e përsëris, a ka pasur hetime nga drejtoria e QSUT-së, apo Ministria e Shëndetësisë në këtë drejtim?