Të përndjekurit politikë dënojnë dekorimin e funksionarit të regjimit komunist

Partia Demokratike e Shqipërisë

Departamenti i të Përndjekurve Politikë

Deklaratë publike

Kundër dekorimit  të ish-funksionarit të regjimit komunist, kriminelit Gjergji Velo nga Bashkia Lushnje

Departamenti i të Përndjekurve Politikë pranë Partisë Demokratike, te Shqiperise, shpreh indinjatën dhe kundërshtimin e fortë ndaj vendimit të Bashkisë Lushnje për të nderuar me dekoratë ish-funksionarin e regjimit komunist, Gjergji Velo, një figurë që ka qenë pjesë e aparatit shtetëror përgjegjës për persekutimet, debimet, internimetdhe burgosjet e të perndjekurve politike gjatë diktaturës.

Ky veprim përbën fyerje ndaj kujtesës së viktimave të komunizmit, ndaj familjeve të të burgosurve, të pushkatuarve dhe të internuarve politikë, si dhe ndaj vetë qytetit të Lushnjes, që ka qenë një nga zonat më të goditura nga regjimi komunist.

Departamenti i të Përndjekurve Politikë thekson se:
Ky dekorim vjen ne menjehere pas iniciatives te ndermarre nga maxhoranca social-komuniste ne parlamentin e Shqiperise per vleresimin e figures se diktatorit komunist Enver Hoxha, pra gjithckah eshte e sinkronizuar nga diktatori i ri Edi Rama, i cili ka deklaruar se do sundoje deri ne vitin 2050. Propaganda e medjave te pushtetit ne plotesim te plote te deshires se diktatorit te ri punon dite e nate per te bindur opinionin se tashme narko-diktatura eshte vendosur por me voten e popullit pra e do populli.

Dekorimet publike duhet t’u jepen atyre që kanë kontribuar për lirinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut, e jo përfaqësuesve të strukturave që kanë shërbyer diktaturës.

Kjo cënon vlerat morale dhe historike mbi të cilat është ndërtuar shoqëria demokratike shqiptare.

Kërkojmë me ngulme që Bashkia Lushnje të terheqe menjëherë vendimin per dekorimin e ketij krimineli, duke respektuar ligjin, historinë dhe ndjenjat e qindra familjeve të persekutuara të këtij qyteti.

Departamenti i të Përndjekurve Politikë i PD-së do të vazhdojë të mbrojë kujtesën e atyre që u sakrifikuan për liri dhe do të reagojë kundër çdo përpjekjeje për të rehabilituar figurat e regjimit totalitar.

Ne besojmë se pa drejtësi dhe vleresim për viktimat dhe te perndjekurit politike nga diktatura komuniste nuk mund te kete demokraci ne kete vend.

Drejtor i Departamentit të të Përndjekurve Politikë – PDSH
Shkelqim Lepenica

About Redaksia

Check Also

Berisha bën thirrje për protesta/ Raporti i OSBE-ODIHR rrëzoi farsën elektorale

A shihni ndonjë mangësi në këtë raport të OSBE/ODIHR z.Berisha, duke qenë se, për votën …