Berisha: OSBE-ODIHR e tha fjalën, tani na takon ne, opozitës, që të themi verdiktin tonë në protesta madhështore!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij theksoi se, raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 majit ka dëshmuar qartë manipulimet dhe shkeljet e votës së lirë nga ana e Edi Ramës.

Ai u bëri thirrje shqiptarëve dhe opozitës që të angazhohen në protesta madhështore, për të kërkuar respektimin e vullnetit të qytetarëve dhe për të mbrojtur demokracinë

Ai theksoi se opozita do të ndërmarrë veprime të fuqishme për të garantuar të drejtat e qytetarëve, të mbështetura në vendimet ndërkombëtare për zgjedhjet.

Berisha: Edi Ramën lexojeni rresht për rresht, se çfarë i atribuojnë, se si defakto duke atakuar të gjitha qëndrimet e tij e nxjerrin një armik të egër të votës së lirë.

Edhe një moment këtu. Asnjeri nuk mund të thotë se, kam lexuar raportin pa lexuar dhe fusnotat. Për të patur idenë e plotë për raportin është kusht leximi i tij integral, përfshirë fusnotat.

Aty ju, pra në këtë tërësi, po të lexoni raportin e Bjellorusisë, afër Llukashenkos janë dhe sulmet ndaj Ramaduros në raport dhe për këtë kanë meritë të madhe.

Për të mos u zgjatur.

Vëzhguesit ndërkombëtarë, folën dhe e thanë fjalën e tyre. Është radha e shqiptarëve që të flasin dhe të thonë fjalën e tyre. Është radha jonë të flasim dhe të themi fjalën tonë.

Të themi fjalën tonë në Tiranë, në Paris, Romë, Vjenë, Uashington, Berlin dhe në të gjithë botën.

Opozita shqiptare duhet të ngrihet në protesta më të fuqishme ndonjëherë që ka njohur historia e vendit nga vitet ’90 me qëllimin solemn dhe sublim, votën e lirë për qytetarët shqiptarë.

Çdo njeri që aspiron votën e lirë, tashmë ka një bazë frymëzuese në ligjin ndërkombëtar, në vendimin ndërkombëtar që është raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri.

Ndaj dhe pavarësisht nga vonesa e tij, por ai dha verdiktin e vet. Tani u takon shqiptarëve, na takon ne, i takon opozitës të japë verdiktin e vet.
Shumë faleminderit!

About Redaksia

Check Also

Balluku e pandehur/ Çfarë shkruhet në fletëthirrjen e prokurorëve

Në fletëthirrje, Ballukut i bëhet me dije se në momentin e paraqitjes në Prokurorinë e …