E pandehura Balluku në gjëndje të vështirë/ Flet përçart për tren nga Zvicra në Tiranë

Zëvendës kryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, ka zhvilluar një udhëtim me tren nga Zyrihu në Bern të Zvicrës.

Përmes një prononcimi për qytetarët, Balluku shprehet se Qeveria shqiptare është duke bërë plane për një bashkëpunim të ngushtë edhe me hekurudhën zvicerane në të ardhmen, përsa i përket zhvillimit të transportit hekurudhor, duke nisur sipas saj me projektin e parë, atë nga Tirana në Durrës.

Balluku premtoi se në të ardhmen, përmes korridoreve hekurudhore europiane, qytetarët do të mund të udhëtojnë me tren nga Zvicra në Shqipëri.

“Shumë mirë do ishte që të bënim rrugëtimin me tren nga Zvicra në Shqipëri dhe do ta bëjmë në të ardhmen përmes korridoreve hekurudhore europiane ku Shqipëria do të bëhet pjesë, ashtu siç po bëhet dhe me autostradat, por sot jemi në një udhëtim me skuadrën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe të Energjisë dhe atë të Hekurudhës Shqiptare për të bërë një takim bilateral me Ministrin Federal për Transportin, Energjinë dhe Mjedisin, këtu në Zvicër.

Po bëjmë një udhëtim nga Zyrihu në Bern duke provuar kështu edhe efikasitetin, efiçencën që hekurudha ka dhe duke bërë plane për një bashkëpunim të ngushtë edhe me hekurudhën zvicerane në të ardhmen përsa i përket zhvillimit të transportit hekurudhor, duke nisur me projektin e parë, atë nga Tirana në Durrës”, shkruan ajo.

Gjendja e Ballukut nuk është e mirë dhe ajo ka nisur të flasë përcart për udhëtim me tren nga Zvicra në Tiranë në një kohë që nuk ekziston asjnë stacion treni dhe asnjë shinë treni në Tiranë.

 

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha vendos foton e Ramës me McGonigal në karrigen e tij: Keni frikë e tmerrr!

Kryetari i PD, Sali Berisha para se të mbante fjalimin në Kuvend  vendosi një foto …