Kush e ka radhën? / Lufta e Trump ndaj narko-shteteve të Maduros dhe Petros së Kolumbisë tremb Ramën

E keni parë se si Rama i është jargavitur sot Presidentit Trump nga një aktivitet ndërkombëtarë?

Mos kujtoni se ka ndryshuar qëndrim në lidhje me Trumpin që e talli disa ditë më parë, thjesht i ka hyrë frika kur ka parë luftën dhe sanksionet e Presidentit amerikan ndaj narko-shteteve të Maduros dhe Petros së Kolumbisë.

Po ndjen se po i ngushtohet rrethi dhe ka nga tallja ka kaluar në jargavitje.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj presidentit të Kolumbisë, Gustavo Petro, duke e akuzuar atë se refuzon të ndalojë trafikun e kokainës drejt SHBA-ve, në një përshkallëzim të ri të tensioneve mes dy vendeve.

Sipas deklaratës së sekretarit amerikan të Thesarit, Scott Bessent, qëndrimi i qeverisë kolumbiane ka bërë që prodhimi i kokainës të arrijë në nivelet më të larta të dekadave të fundit, duke “përmbytur tregun amerikan dhe helmuar qytetarët tanë”.

“Presidenti Petro ka lejuar që kartelet e drogës të lulëzojnë dhe ka refuzuar të ndalë këtë aktivitet. Presidenti Trump po merr masa të forta për të mbrojtur kombin tonë dhe për të treguar se Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë më trafikantët e drogës,” – deklaroi Bessent.

Në reagimin e tij në platformën X, Petro e cilësoi vendimin si “paradoksal dhe të padrejtë”, duke theksuar se për dekada ka luftuar kundër trafikut të narkotikëve.

“Kemi ndihmuar shoqërinë amerikane të ulë konsumin e kokainës, dhe sot ajo na ndëshkon. Nuk do të përulemi dhe nuk do të tërhiqemi,” – shkroi ai.

Emri i Petros tani i shtohet listës së liderëve botërorë që ndodhen nën sanksione amerikane, përfshirë presidentin Nicolás Maduro të Venezuelës dhe Vladimir Putinin e Rusisë.

Sanksionet prekin gjithashtu bashkëshorten dhe djalin e Petro-s, si dhe ministrin kolumbian të Brendshëm, Armando Benedetti.

Vetëm disa ditë më parë, Trump kërcënoi me rritje tarifash ndaj Kolumbisë dhe të mërkurën njoftoi pezullimin e çdo ndihme financiare ndaj vendit të Amerikës Latine.

About Krye Redaktor

Check Also

Bardhi: Balluku nuk mund të fshihet as pas frikës që ka kapur “Palloshin” që e ka marrë peng!

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar sërish ndaj zv.kryeministrja Belinda Balluku, …