A është kërcënuar prokurori?/ Dumani nuk e mohon, por konfirmon hetimet për Ballukun

Dumani nuk e ka mohuar sot që Prokurori që po heton Belinda Ballukun të jetë kërcënuar nga pala të treta sikurse ka dalë infrmacioni në media, por ai ka deklaruar para deputetëve se vetë Prokurori Premci nuk i ka shprehur atij një shqetësim të tillë.

Gjatë paraqitjes së raportit vjetor të SPAK në Kuvend, drejtuesi i institucionit, Altin Dumani, është ndalur edhe tek hetimet që prekin nivelin e lartë qeveritar, mes tyre çështja në të cilën përmendet edhe zv.kryeministrja Belinda Balluku.

Dumani sqaroi se hetimet po zhvillohen normalisht dhe pa ndërhyrje.

Ai theksoi se prokurori Prençi gëzon mbështetjen e pakushtëzuar të tij për të vijuar hetimet.

“Prokurori Prençi dhe të gjithë kanë mbështetjen time si kryetar i SPAK. Deri tani nuk më ka paraqitur ndonjë problem për ndonjë kërcënim ndaj tij. Prençi ka gjithë mbështetjen time në hetimin e çdo çështjeje që ka në ndjekje. Ashtu siç thashë, jo vetëm ai por gjithë prokurorët e SPAK. Në asnjë rast nuk kam bllokuar hetime, por jam munduar të krijoj një ambient ku prokurorët ndihen të lirë për të ushtruar ndjekjen penale”, tha Altin Dumani./ Zoom.al

About Krye Redaktor

Check Also

Projekti “mafioz” që shemb qendrën historike të Durrësit, banorët: Ky është dëbim!

Në qendrën historike të Durrësit, dhjetra banorë janë rritur dhe plakur në shtëpitë e tyre. …