Bashkia nis pastrimin e inerteve tek “Xhanfize Keko” pas denoncimit të kandidatit Florjan Binaj

Fill pas publikimit të pamjeve të kandidatit Florjan Binaj, i cili denoncoi sot malin me inerte në mes të kryeqytetit, në rrugën Xhanfize Keko. Videoja e Binajt, përmes sarkazmës dhe humorit të zi, ka ngritur nga gjumi strukturat aktuale të Bashkisë Tiranë, që menjëherë pas publikimit të videos në dhjetra portale kanë dërguar fadromat për të larguar inertet nga sheshi mes pallateve.

Mund të themi dhe misioni u arrit me sukses dhe se Binaj ia doli të pastrojë një pjesë të Tiranës ende pa u zgjedhur në krye të Bashkisë. Çfarë do të ndodhë kur të hyjë në zyrë si kryebashkiak? Për më shumë ndiqni pamjet sesi po pastrohet me urgjencë vendi nga inertet.

About Redaksia

Check Also

Dy standardet dhe standardi special Rama, pasqyra e drejtësisë me regji!

Nga Petrit VASILI Dy standardet e përdorura hapur nga SPAK janë pa asnjë dyshim prova …