Berisha: I keni hequr çdo kompetencë Prokurorit të Përgjithshëm dhe tani lexoni një rezolutë që është një nekrologji për reformën

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë fjalës së tij në Kuvend se, i keni hequr çdo kompetencë Prokurorit të Përgjithshëm dhe tani lexoni një rezolutë që është një nekrologji për reformën.
“Ftoj çdo deputet në këtë sallë të hapë Kushtetutën.
Dhe në qoftë se lexoni Kushtetutën, ai zotëri, nuk ka në mënyrë absolute asnjë tagër në Kushtetutë për ato që i thoni ju rezolutë.
Se e kanë zhveshur nga çdo lloj kompetence, të jemi të vërtetë, dhe e thërrasin sikur të ishte me Kushtetutën e vjetër.
Ju lexuat një rezolutë me seri nenesh duke shtruar kërkesa, të cilat Kushtetuta dhe ligji nuk ia njeh asnjë atij.
Prandaj dhe pse e ngrita këtë?
Ai nuk ka përgjegjësi, se ai ka ardhur në parlament për të referuar.
Por këtë e ngrita për shkallën e lartë të papërgjegjshmërisë që dëshmohet.
Nuk ka asnjë lidhje me parlamentin.
Nuk ka asnjë fuqi mbi prokurorët se ia ka KLP-ja.
Është, sipas këtij libri, përfaqësues në marrëdhënie ndërkombëtare i shtetit shqiptar si prokuror.
Kaq.
Prandaj të mos bëjmë gjëra të tilla.
Të mos bëjmë gjëra të tilla!
I keni hequr çdo kompetencë dhe tani lexoni një rezolutë, e cila në fakt është një nekrologji, jo për personin, por për Prokurorin e Përgjithshëm.
Për reformën.
Kjo është e vërteta.
Të paktën, kur vini në parlament, kur zgjidheni, lexojeni Kushtetutën se do u ndihmojë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Në kushtet e një parlamenti që bllokon tërësisht hapësirën e opozitës, qytetarët do thonë fjalën e tyre!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh jashtë sallës së parlamentit se pseudo-mazhoranca ka …