Fletë-thirrja e dytë për Ballukun/ Çfarë paralajmëron prokurori…

Zv.kryeministrja Belinda Balluku është thirrur për herë të dytë në Prokurorinë e Posaçme, pasi nuk u paraqit ditën e sotme për t’u njohur me akuzat që i adresohen nga SPAK.

Prokurori i çështjes, Dritan Prençi, ka vendosur të rinisë procedurën ligjore, duke i dërguar një tjetër fletë-thirrje zyrtare.

Sipas gazetarit Elton Qyno, dokumenti është përcjellë në adresë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku Balluku mban detyrën e titullares. Në njoftim, asaj i kërkohet të paraqitet gjatë ditëve të kësaj jave dhe të jetë e shoqëruar nga përfaqësuesi i saj ligjor.

Prokuroria e posaçme ka paralajmëruar se, në rast të mungesës së pajustifikuar, do të ndërmerren masa për shoqërimin e detyruar përpara hetuesve të SPAK.

About Krye Redaktor

Check Also

Kontaktet për kullat/ Arkitekti amerikan tregon si e morën nga avioni njerëz me zinxhirë dhe ora floriri

Pas kallëzimit në SPAK për financimin prej 4.2 milionë eurosh të koncertit të Kanye West, …