“McGonigal” dhe takimi i Arubës/ Berisha: As Maduro nuk ka bërë diçka të tillë, por Altin “Troplini” është avokati privat i familjes Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës në parlament e akuzoi kreun e SPAK, Altin Dumani, e ka akuzuar këtë të fundit se mbron kryeministrin Edi Rama dhe se nuk heton aferat më të mëdha korruptive të qeverisë.

Berisha përmendi disa çështje që po mbulohen nga drejtësia, përfshirë aferën McGonigal dhe takimin e diskutueshëm në Arubë.

Berisha akuzoi Dumanin se, nuk guxon të hetojë Edi Ramën dhe se është nën ndikimin e avokatit Altin Troplini, të cilin e cilësoi si avokatin privat të familjes Rama.

“Ju flisni për hetime.

A e dini ju që është 50 milionë euro tuneli i Llogarasë?

Që është 140 milionë euro gjoba për qytetarët shqiptarë për aeroportin e Vlorës që do ta marrë tani Lubia me Edi Ramën?

A bëjnë këto së bashku 210 milionë?

A e dini ju se nuk mund të hetohet Edi Rama me 21 milionë euro shpenzime udhëtimi në dy vite se e mbron Altin Troplini?

A e dini ju se nuk lejoi krijimin e komisionit hetimor parlamentar, sepse me avionin e tij, sipas burimeve, transportonte para, narkoeuro ose transportonte drogë dhe nuk pranoi që të pastrohej nga hetimi?

A e dini ju se të gjitha këto janë shpenzime që rëndojnë mbi shpatullat e atyre që numërojnë kafshatën?

A e morët vesh të dhënën e fundit të EUROSTAT se 56 përqind e shqiptarëve mezi mbyllin muajin? Se paratë i marrin lubitë.

A e dini apo jo?

Nuk kemi gjë personale ne… do dal unë tek çështja personale me Dumanin dhe e kam shumë të fortë, por këtë e kam për qytetarët unë.

A e dini ju sa është vjedhur me energjinë elektrike? Vetëm në një vit 300 milionë euro me digat. Shiti digat verës tek sekserët e tyre dhe blije energjinë me 300 euro në vjeshtë.

Dhe këto avokat Dumani nuk i heton.

A e dini ju se afera të mëdha ndërkombëtare, siç është Aruba, nuk kemi dijeni, Antimafia Italiane ka dijeni, prokuroria belge dhe gjykata belge gjykon për dosjen, kurse Dumani nuk ka dijeni…

Për McGonigalin thotë se ka 5 vjet që heton.

Mashtron. Mashtron.

Çfarë ka për të hetuar? Në vendimin e gjykatës së Uashingtonit, emri i Edi Ramës citohet 13 herë. Janë marrë para prej tij.

A e dini ju qytetarë të dashur se McGonigali ndërhyri tek Edi Rama për t’i hequr licencën një kompanie ruse dhe për t’ia dhënë një kompanie tjetër ruse?

Po shqiptarët paguan 40 milionë në arbitrazh, por për Altin Troplinin kjo nuk ka rëndësi se është avokati privat i familjes Rama.

Nuk kemi gjë ne, por të pranosh dhe të mos hetosh takimin zyrtar të qeverisë me kë? Me bosët e karteleve të drogës. Po ky është takimi më i zi. As Maduro nuk ka bërë takim të tillë.

A e dini ju se qytetarëve europianë u vodhi 1.2 miliardë euro Amant Josifi, djali i drejtoreshës së shërbimit civil, i mbrojturi i Olsi Ramës? Dhe pati papërgjegjësinë e plotë të thotë nuk e hetojmë ne atë. Ju kujtohet kur tha nuk e hetojmë Amant Josifin?”, tha Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

“Eshtë Rama jo Bela”/ Dëshmia e Ahmetajt: Kam qenë prezent, kreu sugjeroi që këta të bënin një kombinim…

Si nisi hetimi për tunelin e Llogarasë Në gusht të vitit 2024, Gazmend Bardhi, në …