Pse nuk hetohet Frida Krifca për paratë e IPARD? Dumani: Jemi të kushtëzuar nga autoritetet e huaja

Altin Dumani, gjatë raportimi në Kuvend është pyetur dhe në lidhje me hetimet për fondet IPARD, ku tha se janë në fazën e hetimit paraprak.

I pyetur se pse nuk hetoohet ish-ministrja dhe ish-drejtuesja e AZHBR-së, Frida Krifca, kreu i SPAK tha se çdo person që ka shkelur ligjin do të hetohet, por shtoi se hetimet janë të kushtëzuara nga veprimet e autoriteve të huaja.

–A ka procedim penal për IPARD?

Altin Dumani: SPAK ka regjistruar një procedim penal për IPARD. Çështja është në hetim, po bashkëpunohet ngushtë me OLAF.

-Pse nuk hetohet Frida Krifca?

Altin Dumani: Të garantoj që do hetohet çdo person që dyshohet se gjatë detyrës ka kryer veprime të kundërligjshme. Kushtëzohemi nga veprimet e autoriteteve të huaja.

-Pse nuk ka asnjë reagim publik në rastin e Krifcës, ndërsa kur përfshihet opozita ka reagim publik?

Altin Dumani: Ky është një vlerësim i juaji, jemi të ftohtë në hetimin e çështjeve penale. Nuk na intereson nga cili kamp politik. Lidhur me IPARD, jemi në fazën e hetimeve paraprake.

About Redaksia

Check Also

Raporti i Komisionit Europian/ Zgjedhjet ishin të pabarabarta, korrupsioni i përhapur kudo

GJETJE E RAPORTIT Shqipëria ka mbajtur angazhim të lartë në procesin e integrimit evropian, teksa …