Nga Myqerem TAFAJ
Shqipëria po përballet me një krizë të thellë demografike sociale, e cila mund të kompromentojë zhvillimin e gjithanshëm afatgjatëtë vendit tonë. Kjo krizë ka prekur brezin e ri të popullsisë së vendit, sidomos grupmoshën 15-30 vjec, dhe tashmëështë përshfaqur në çdo fushë të jetës ekonomike shoqërore të vendit.
Ulja e lindshmërisëështë një shkak kryesor, por emigracioni masiv i të rinjve është shkaku tjetër më i rëndësishëm. Shumë diskutohet për shkaqet e emigracionit, sidomos të të rinjve. Por, sidoqoftë, shkaku kryesor mbetet ai që e di çdo shqiptar: Shqipëria është bërë vend i pajetueshëm për qytetarët, jo vetëm të shtresës së varfër, por edhe ata të shtresës së mesme, për shkak të adaptimit të një modeli ekonomik antisocial dhe agresiv, me kosto jetese të përballueshme vetëm nga shtresa shumë e hollë (më pak se 2 % e popullsisë) e sipërmarrësve, dhe nga një grup shumë i vogël që qarkullon paranë e zezë.
Ulja drastike e lindshmërisë dhe emigracioni masiv, i cili tani ka marrë përmasat reale të shpopullimit, ka bërë që shkollat jo vetëm të zonës rurale, por edhe ato të gjithë qyteteve të vendit, deri në periferi të kryeqytetit, të zbrazen me ritëm të shpejtë, nga viti në vit. E njëjta gjë po ndodhë me auditorët e universiteteve. Krahasuar me vitin shkollor/akademik 2013/2014, në këtë vit shkollor/akademik (2025/26), Shqipëria ka 40 % më pak nxënës dhe studentë. Tani u lehtësua qeveria, se thuajse e përgjysmoi me “sukses” numrin e shkollarëve vetëm për 12 vjet qeverisje! Por rënia është gati lineare dhe, deri në fund të kësaj dekade, suksesi i qeverisë mund të bëhet akoma më spektakular dhe Shqipëria të ketë më pak shkollarë se sa Kosova.
Por pasojat e tkurrjes së shpejtë të grumoshës së të rinjve janë shumëdimensionale dhe prekin gjithë jetën ekonomike shoqërore të vendit. Shqipëria është i vetmi vend në Europë që nuk ka asnjë aksion shoqëror studentor, aq sa të duket se në këtë vend nuk ka më studentë. Ata që kanë mbetur, sic duket, janë të„mirëmanaxhuar“ politikisht. Studentët tanësot nuk flasin as për vështirësitë e jashtëzakonshme ekonomike që kanë për të përballuar jetesën gjatë studimeve universitare, pa folur për cilësinë e shkollimit, të drejtat e tyre, etj. Tirana ka të paktën 60 mijë studentë. Por ata nuk ndihen më, edhe pse përballen me qiratë e nivelit të qyteteve kryesore të Italisë, me kostot marramendëse të jetesës, etj.
Kush flet sot për studentët? Askush, sepse nuk ndihen as vetë studentët për hallet e tyre. Po të hedhim sytë përtej kufijve, studentët janë krejt ndryshe. Zëri i studentëve në Kosovëështë shumë i fortë për të drejtat dhe kushtet e tyre. Po të shkosh më larg në Europë, vë re se zëri i studentëve është shumë i fuqishëm, jo vetëm për të drejtat e tyre, por edhe për cështje të mëdha të vendeve të tyre. Kujtojmë këtu studentët e Francës, Austrisë, dhe vendeve të tjera të BE, apo rasti më i fundit i lëvizjes shumë rë fuqishme të studentëve fillimisht të Universitetit të Novisadit pastaj të të gjithë universureve të Serbisë, të cilët, prej gati një vit, janë bërë barrikada e pakalueshme për ish minisitrit e propagandës të Milosheviçit, autokratit të sotëm Vuçiç, dhe me siguri do ta përmbysin atë.
Edhe të rinjte gjimnazistë janë të harruar. Askush nuk flet për to. Kush interesohet për kushtet e shkollave, sigurinë e tyre, sidomos nga droga, pa shkuar tek cilësia e shkollimit të mesëm. Prindërit duke parëkushtet e pasigurisënë shkollat publike kanë zgjedhur t‘i regjistrojnëfëmijët e tyre nëgjimnazet private,që janë më të sigurta. Ata gjimnazistë që nuk kanë mundësi të përballojnë tarifat e shkollave private, ngushëllojnë veten me kurset gjysmake private. As gjimnazsitët, as mësuesit dhe sindikatat e tyre, dhe as prindërit nuk ngrenë zërin ndaj kësaj gjendjetëpasigurisënë shkollat e mesme publike. Kanabizimi që pushtoi vendin para 10 viteve solli këtë përmbytje të vendit nga droga, e cila mbrriti edhe në dyert e shkollave. Aksionet propagandistike të policisë nuk kanë sjellë ndonjë përmirësim të dukshëm të gjendjen së sigurisë në shkollat publike.
Shqipëria ka në lëtër Këshill Studentor Kombëtar por ai nuk ndihet më, ndërsa gjimnazistët nuk kanë asnjë organizim të tyre funksional, përtej shkollave të tyre.
Të rinjtë e arsimit të mesëm dhe studentët përbëjnë rreth tre të pestat e të rinjve të grupmoshës 15 – 25 vjec. Problematika e pjesës tjetër të kësaj grupmoshe është po aq e mprehtë, sepse lidhet me punësimin, varfërinë, emigrimin, etj.
Tkurrja drastike e popullsisë së re ka tronditur thellë tregun e punës në të gjithë sektorët. Zbrazja e fshatrave nga rinia u bë pararendës për shpopullimin e shpejtë të zonave rurale dhe shuarjen graduale të bujqësisë dhe blegtorisë në këto zona. As agroturizmi malor apo paketa e maleve nuk ringjallin dot bujqësinë dhe blegtorinë në zonën rurale. Bujtinat dhe restorantet e këtyre bujtinave në këto zona, gjithnjë e më shumë, do të servirin produkte blegtorale (mish, qumësht dhe produkte të tyre) të importit e të ngrira për muaj e vite, por të zbukuruar me etiketa si produkte lokale. Por emigrimi masiv i të rinjve dhe forcave aktive për punëka goditur zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë edhe në zonën e ulët të vendit, sepse ato nuk gjejnë dot punëtorë.
Cdo sektor i ekonomisë prodhuese dhe asaj tëshërbimeve po vuan nga mungesa e fuqisë punëtore. Vetëm burokracia shtetëore e politizuar nuk vuan. Ajo fryhet në numra nga viti në vit, por kjo nuk përmirëson ndonjëgjënë shërbimet ndaj qytetarëve, por thjesht si një makineri gjigande e votave për pushtetin. Pikërisht sektori publik është edhe deformuesi kryesor i tregut të punës. Emërimet në agjencitë qendrore qeveritare dhe në bashkitë e vendit, në ndërmarjet (anti)publike, dhe sektorët publikë në tërësi, bëhen pa meritë, por thjesht mbi baza politike, nepotike dhe korruptive. Këtë e di cdo i ri dhe e re në Shqiëpri dhe ky deformim i tregut të punëska rritur skepticizmin e të rinjve, sidomos studentëve, se mund të punësohen mbi bazën e meritës dhe investimit që kanë për t’u shkolluar e kualifikuar.
Po thellohet kriza e tregut të punës për forca aktive pune të kualifikuara. Sektori i shëndetësisë dhe kujdesit social është i pari sektor i shërbimeve që u godit nga emigacioni masiv i mjekëve dhe infermierëve. Ai u pasua nga sektori i turizmit, i cili nuk gjen as punëtorë të thjeshtë dhe punonjës të shkolluar. Pas tyre vjen sektori i IT, sepse të shkolluarit në këtë fushë janë grupi i dytë më i madh, që po emigron masivisht, pas grupit të parë, atij të mjekëve dhe infermierëve.
Por cështja është, kush flet sot për të rinjtë në Shqipëri?
Qeveria flet për të rinjtë vetëm kur i duhet për propagandë, por nuk ndërmerr vepra në mbështetje të të rinjve. Ne jemi vendi që investojmëmë pak për shkollimin se cdo vend europian, madje, për nga investimi për arsimin dhe dijen, krahasohemi vetëm me vendet e botës së tretë, edhe pse shohim ëndrra me sy hapur për t’u pranuar në BE në 2029!
Keni dëgjuar që problematika e rinisë të bëhet temë diskutimi në ndonjë senacë paralamentare apo të ndërmerret ndonjë inisiativë parlamentare ligjore,qoftë ndonjë rezolutë, për rininë?! Ajo që mbahet mend nga vitet e fundit është ligji i famshmën e detyrimit të studentëve të mjeksisë. A ka ndonjë organizim mbipartiak të deputetëve me moshë deri 30 vjec në Kovend? Asnjë. Për Kuvendin vendi ynë nuk ka rini, nuk ka studentë, nuk ka gjimnazistë, nuk ka punëtorë të rinj që kanë halle pa fund.
Partitë e opozitës e kanë përdorur pak hapësirën në seancat parlamentare dhe në komisionet parlamentare për të evidentuar problematikën e rëndë me të cilën përballen të rinjtë tanë. Edhe forumet e partive politike opozitare merren më shumë me cështje të politikës nëtërësi, dhe më pak për problemet e mëdha të gjimnazistëve, studentëve, punëtorëve të rinj, etj. P.sh., në fushatën e 11 majit, PD paraqiti një program të shkëlqyer për të rinjtë, por kjo nuk mjafton të bëhet vetëm në fushatë, por duhet të bëhet një veprimtari e strukturuar mirë e partisë, grupit parlamentar dhe forumeve të saj.
Organizatat e shoqërisë civile kanë bërë jo pak për problematikën e të rinjve. Edhe pse pak në numër, ato pak OJQ që i përkushtohen problematikës së rinisë, janë të vetmet që flasin për të rinjtë tanë.
Shqipëria është ndoshta ndër të paktët vende, në mos i vetmi, ku ndërkombëtarët dëgjohen më shumë se institucionet e vendit. Po t’a pranojmë këtë realitet, duhet të themi se, nëse ndërkombëtarët do të ishin investuar me mjete, kohë dhe deklerata sa një e njëqinda e asaj qëkanë investuar dhe kanë bërëpër drejtësinë dhe burgjet, ndoshta do të ishin larguar shumë më pak të rinj nga vendi dhe shpopullimi nuk do të ishte kaq i shpejtë. Psh BE ka programe të shumta të BE për rininë, arsimimin dhe punësimin e tyre, prej të cilëve duhet të përfitojnë edhe të rinjtë e vendit tonë. Por, fatkeqësisht, shumë rrallë dhe shumë pak, dëgjon për këto programe në Shqipëri. Edhe kur promovohet ndonjë projekt në kuadër të këtyre programeve, pak kush i ndjekë ato. Eshtë paradoksale, që kur liderët europiane vizitojnë Shqipërinë, nuk thonë një fjalë për shpopullimin e vendit dhe largimin masiv të të rinjve shqiptarë nga vendi, edhe pse në parlamentet dhe aktivitetet e partive të vendeve të BE gëlojnë diskutimet dhe kritikat për emigrantët dhe problematikën që ato kanë shkaktuar në vendet pritëse.
Po media e shkruar dhe vizive, sa vend i kushton të rinjve? Fatkeqësisht pak. Media shqiptare pjesën kryesore të hapësirës së saj ia kushton politikës dhe kronikës së zezë. Eshtë e vertetë se politika duhet pasqyruar se, në fund të fundit, qeverisja dhe politika janë përgjegjëse se si po qeveriset vendi. Por, fakt është se të rinjtë, prej vitesh as nuk duan të dëgjojnë politikanët, sepse e kanë kuptuar që ata i kanë harruar hallet e tyre reale Unë mendoj se janë të nevojshme emisione të strukturuara që synojnë të pasqyrojnë problematikën reale të të rinjve: varfërinë e të rinjve, emigrimin, arsimimin, punësimin, sigurinë, sipërmarjen e të rinjve, nevojat e tyre për krijimin e familjeve të reja, problematika e rinisë në zonën urbane, në zonën rurale, apo të rinjve shqiptar në emigracion që potencialisht mund të kthehen, dhe mjaft sfida të tjera me të cilat po përballen të rinjtë e vendit tonë. Qeverisë nuk do t’i kushtone gjë, nëse do të financonte projekte në mediat kryesore më të ndjekura, për emisione tematike të cilët trajtojnë problematikën reale të të rinjve tanë,
Ky shkrim modest evidenton vetëm disa aspekte të problematikës shumë të gjërë dhe sfidave me të cilat përballet brezi ynë i ri, i cili duket se është i harruar në vendin e tij. Nuk ka investim real për të rinjtë, nuk ka përfaqësim dhe zë real të interesave të tij në politikat e zhvillimit të vendit dhe nuk dëgjohet realisht zëri i tyre. Kjo gjendje ka bërë që të rinjtë shqiptarët’a shohin veten të harruar, pa mundësi reale për të zhvilluar karrierën dhe për të ndërtuar jetën e tyre në vendin e tyre, dhe, për pasojë, zgjedhin emigrimin si rrugën e vetme që u ka mbetur.
Gazeta RD