Liburn Aliu, ish –ministri i Transporteve të qeveisë “Kurti” është viktima e parë e një fushate trafikimi të politikanëve të Kosovës nga Rama. Rama e ka emëruar atë si Drejtor të Portit të Durrësit, i cili kontrollohet nga kartelet e kokainës. Aliu vjen kështu si pjesë e trafikimit për të marrë llokmën e tij dhe në këmbim të emërimit do ti kërkohet të dalë kundër Kurtit.
Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Mirela Kumbaro- Furxhi ka mirëpritur lajmin për emërimin e Liburn Aliut në krye të Portit të Durrësit.
Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook, Kumbaro-Furxhi ka thënë se “Durrësi është porta e përbashkët drejt Adriatikut si për Shqipërinë dhe Kosovën, prandaj nuk mund të kishte zgjedhje më të mirë”
“Shumë i bukur lajmi për emërimin e Liburn Aliut në krye të Portit të Durrësit! Përherë e kemi thënë se Durrësi është porta e përbashkët drejt Adriatikut si për Shqipërinë dhe Kosovën, prandaj nuk mund të kishte zgjedhje më të mirë për ta mishëruar këtë vizion e ndjesi, se sa Liburni, një atdhetar dhe funksionar i sprovuar publik, me të cilin si ish-Ministre e Mjedisit kam pasur marrëdhënie të shkëlqyera bashkëpunimi gjatë kohës kur edhe ai drejtonte sektorët e mjedisit dhe planifikimit hapësinor si Ministër në Kosovë. Zgjedhje e goditur Belinda Balluku. Urime e me krahë të lehta”, ka shkruar Kumbaro-Furxhi.
Ndërkaq, pas disa minutash Kumbaro-Furxhi e ka fshirë statusin nga faqja e saj në Facebook, për arsyet që ende nuk dihen.
Gazeta RD