Bardhi: Aktrimi i sotëm sikur asgjë s’ka ndodhur nuk do ta shpëtojë Ballukun

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi shkruan se, nën drejtimin e Belinda Ballukut Porti i Durrësit është kthyer në “strehë të sigurt për kartelet shqiptare të drogës”.

Bardhi theksoi se, kjo situatë është bërë me bekimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa paralajmëroi se as Porti i Durrësit nuk mund të jetë streha e Ballukut nga SPAK.

Ai shtoi se aktrimi i ministres sikur asgjë nuk ka ndodhur teksa prezantonte drejtorin e ri dhe lavdet për Edi Ramën nuk do ta shpëtojnë nga akuzat për korrupsion.

Reagimi i Bardhit

Që nën drejtimin e Belinda Ballukut, me bekimin e Edi Ramës, Porti i Durrësit është shndërruar në strehë të sigurtë për kartelet shqiptare të drogës, ky është një fakt i padiskutueshëm. Por, për fatin e keq të Belinda Ballukut, Porti i Durrësit nuk mund të jetë streha e saj nga SPAK-u.

Aktrimi i sotëm sikur asgjë nuk ka ndodhur apo lavdet pa entuziazmin e përhershëm për Edi Ramën nuk do ta shpëtojnë dot nga akuza penale për veprat e saj madhore korruptive.

Edhe pse shumë minore në krahasim me megaaferat e firmosura nga ministrja më e korruptuar në historinë e Shqipërisë, paraqitja të premten e Belinda Ballukut në dyert e SPAK-ut përbën një hap në drejtimin e duhur.

About Redaksia

Check Also

Ish-gazetari i VOA për protestën/ Ikonomi: “Një njeri i vetëm po mban peng një popull”

Gazetari dhe studiuesi Ilir Ikonomi ka reaguar për protestat që po zhvillohen prej ditësh në …