Berisha: Ramën mund ta takoj vetëm për të përcaktuar Senatin në Kushtetutën e vendit

Kryetari i PD, Sali Berisha, në konferencën e sotme për media deklaroi se mund të takohet me kryeministrin Edi Rama vetëm për një çështje: përcaktimin e Senatit në Kushtetutën e vendit.

“Ramën mund ta takoj vetëm për të përcaktuar Senatin në Kushtetutën e Republikës”, tha Berisha, duke theksuar se çdo ndryshim tjetër kushtetues është i panevojshëm.

“Nuk ka asgjë për të prekur Kushtetutën. Por nëse është problemi për të përcaktuar Senatin e Republikës, po jam gati, nuk kemi asnjë kompleks aty, sepse besojmë se është një institucion i dobishëm dhe jo duke rënduar buxhetin e taksë paguesve, por duke zvogëluar numrin e deputetëve.

Përsa i përket reformës territoriale nuk ka nevojë për Kushtetutë, ju siguroj që nuk ka”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Skandali/ Garën për fondin 6 milionë euro për Start-up e fiton Noizy

Skandalet me shpërndarjen e fondeve të Startup Albania duket se nuk kanë fund. Pas zbulimit …