Monstra/ E vrau turistin 42 vjeçar pse i bëri foto vajzës së vogël në kalin e tij

Një 42 -vjeçar u vra sot në Kalanë e Beratit, teksa ndodhej me familjen e tij si vizitor.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:10 pas një debati që degjeroi në dhunë fizike mes dy personave, Kristo Mema 63 vjeç nga Berati dhe Keli Hoxha, 42 vjeç, nga Tirana.

Konflikti ka nisur për shkak të një kali që përdorej për shëtitje turistike në zonën e kalasë nga 63 -vjeçari Mema, i cili, gjatë përleshjes e ka goditur disa herë me thikë Keli Hoxhën, në sy të dy fëmijëve dhe bashkëshortes dhe nënës së tij.

Ne sheshin e lagjes Kala Hoxha i kishte bërë një foto vajzës së vogël mbi kalin që kishte parë të lidhur. Mema, si pronar i kalit, i kishte kërkuar llogari për foton dhe këtu nisi edhe sherri, që përfundoi në vrasje.

Pavarësisht përpjekjeve për ta transportuar drejt spitalit, Hoxha ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Pas krimit, autori është larguar nga vendngjarja dhe aktualisht është shpallur në kërkim nga policia. 63 -vjeçari ishte dënuar për vrasje në Greqi me 25 vjet burg dhe e kishte shlyer dënimin. Ai njihej si person problematik.

About Krye Redaktor

Check Also

Në hetimet e Ballukut ekspozohet Rama/ Cili është roli i amerikanëve? Provat e gjetura, foto kompromentuese

Në hetimet e Ballukut një rol parësor kanë ekspertët amerikanë/ Dokumentat dhe materialet ishin zhdukur, …