Kryetari i PD, Sali Berisha, ka reaguar pas lajmit se Siria ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës.Berisha e ka cilësuar këtë zhvillim si një arritje të re të rëndësishme për shtetin e Kosovës.
Postimi
Një arritje e re e Kosovës! Siria njeh Kosovën.
Të dashur miq, pas takimit të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani me Presidentin e Sirisë Ahmed al-Sharaa, u njoftua se Siria njeh shtetin e pavarur të Kosovës. Urime Kosovës për këtë sukses të ri!
Gazeta RD