Berisha: Reforma e Sorosit ka dështuar! Skapi i partisë, institucioni më i korruptuar në historinë e drejtësisë!

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar u ndal te analiza e raportimeve të krerëve të drejtësisë në parlament, që sipas tij patën guximin dhe faktuan para shqiptarëve se kjo drejtësi ka dështuar.

Berisha tha se, reforma e Sorosit ka dështuar plotësisht! Skapi i partisë është institucioni më i korruptuar në historinë e drejtësisë shqiptare.

“Analiza e sistemit të drejtësisë në parlament përbën ngjarjen më të veçantë, ose ngjarjen e një rëndësie të veçantë për çdo qytetar shqiptar.

Sot, të dhëna të padiskutueshme faktojnë dështimin e plotë, kolapsin e plotë të atij sistemi që i krijua në bazën e reformës së Xhorxh Sorosit në këtë vend.

Ata që e mbështetën këtë reformë, përpiqen tani me shpifje, me mashtrime dhe me forma të ndryshme të mbulojnë dështimin e tmerrshëm.

Të mbulojnë faktin se ka një vend në planet dhe jo në Mars, në të cilin zbardhja e vendimit të gjykatës kërkon 1200 ditë.

Ka një vend, dhe këtë standard e solli reforma e Xhorxh Sorosit, e bazuar në një korrupsion të paparë.

Unë i përgëzoj kryetarët e institucioneve të drejtësisë që patën kurajën t’u thonë shqiptarëve të vërtetën.

Patën kurajën që para jush në parlament të pohojnë se shqiptarët tani presin 16 vite për një proces.

Dhe se, nga një vit në vitin tjetër, ky afat është shkurtuar 16 ditë.

Ata që i imponuan Shqipërisë këtë katastrofë, nuk kanë moral, nuk kanë integritet t’u kërkojnë ndjesë shqiptarëve për shkatërrimin që i bënë një sistemi fragjil siç ishte sistemi i drejtësisë.

Ata që u premtuan shqiptarëve se do bjerë korrupsioni, unë u garantoj ju se korrupsioni është minimumi 3 gjer 5-fishuar.

Dhe se Skapi i partisë aktualisht është institucioni më i korruptuar në historinë e drejtësisë shqiptare.

Ju keni dëgjuar se njerëzit në një besim, normal, edhe opozita duke dëshmuar se qëndron luajale ndaj shtetit ligjor, ndaj shoqërisë me shtet, dërgojnë dosje të panumërta.

A e dini ju se çfarë ndodh?

Dosjet mbyllen kundrejt ryshfeteve.

Dosjet në Skap mbyllen kundrejt ryshfeteve.

Prandaj dhe aty kthehen në turshi ato aty. Po!

Zyrtarët qëkanë vejdhur qytetarët, që janë bërë milionerë duke vjedhur qytetarët, kur shkojnë dosjet aty, i mbyllin nëpërmjet ryshfetit. Jashtë çdo lloj standardi.

Sigurisht që e ndjek me shumë preokupim kur në dosjet e Lubi Ballukut janë të qarta si kristali mbi 2.2 miliard euro. Lubia do merret e pandehur për 1 milion euro apo më pak mbase.

Pra, e vërteta është se dosjet mbyllen me qese parash dhe kjo është një gjë e tmerrshme për këtë vend”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Ne duhet t’u themi shqiptarëve se këtë katastrofë e bëri Edi Rama me padrinon e tij, Xhorxh Soros

Kryetari i PD, Sali Berisha, në mbledhjen e grupit parlamentar, akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe Xhorxh …