Denoncimi: Drejtori i preferuar i kryebashkiakut të PS ndërton biznes privat me punonjësit dhe mjetet e UKK

Një punonjës i UKK në bashkinë Kamëz, ka denoncuar drejtorin e Ujësjellës Kanalizimeve Kamëz, Shpëtim Leskajn, i cili po ndërton një biznes pa leje në zonën e mbrojtun të QafëMollës dhe prej më shumë se një viti po kërcënon punonjësit se do ti shkarkojë nga puna nëse nuk punojnë edhe tek biznesi i tij.

Qytetari shprehet se drejtori i preferuar i Rakip Sulit dhe Elisa Spiropalit nuk i paguan por u ofron orë shtesë, tip “shpërbilimi”. Denoncuesi thekson se biznesi po ndërtohet me mjetet (fadrromat) dhe materialet e ndërmarrjes (tuba).

Denoncimi i qytetarit

Mirmbrama Doktor.

Un qe po u shkruj jam ni punonjs i UKK Bashkia Kamez.

Du tbaj ni denoncim per drejtorin e Ujsjell Kanalizimeve Kamez Shpetim Leskaj, drejtorit te preferum tkryetarit Rakip Suli dhe ministres Elisa Spiropali.

I cili me mbeshtetjen e ktyne tdyve personave po nderton ni super biznes pa leje ne zonen e mbrojtun te Qafmolls. Dhe prej me shum se ni viti po na shfrytzojn duke na cue tpunojm tek biznesi i tij me kercenim per heqje nga puna. Nuk na pagujn por na ofrojne ca ore shtese tip “shperbilimi”.

Biznesi po ndertohet me mjetet(fadrromat) dhe materialet e ndermarrjes(tuba)

Me ni koh qe Tirana metet pa uj bahet furnizimi me uj ne biznesin e drejtorit UKK Kamez.

Per kta po ju vejme ne dispozicion ene materialet filmike.

Kena besim tplot qe ju jeni i vetmi person qe do i shkoni deri nfun ksaj ceshtje.

Ju lutem na leni anonim sepse nuk dum te na hekin prej pune.

Faleminers

About Redaksia

Check Also

Rama tërhiqet nga leja për kullën që ‘pushtonte’ Ambasadën amerikane

Këshilli Kombëtar i Territorit vendosi të shfuqizojë lejen e ndërtimit për Embassy Tower, kullën 47 …