Minatorët e Spaçit e zhvendosin protestën para Ministrisë së Ekonomisë

Punonjësit e nëntokës në minierën e Spaçit e kanë transferuar këtë të mërkurë protestën e tyrë në Tiranë. Minatorët po protestojnë para Ministrisë së Ekonomisë e Inovacionit si ministria përgjegjëse për marrëdhëniet e punës.

“Presioni për mbyllje apo konservim të aktivitetit mineral ka vetëm një përgjigje …përballje me ligjin shqiptar të aktivitetit minerar, Kodin e Punës dhe zbatimin e marrëveshjes koncensionare e cila fatkeqësisht është në një terr të plotë informativ për publikun, punëtorët dhe qytetarët”, thonë minatorët dhe sindikata.

Minatorët kërkojnë njohjen zyrtare të sindikatës dhe nënshkrimin e kontratës kolektive të punës, të cilat, sipas tyre, janë thelbësore për garantimin e kushteve më të mira të punës dhe të drejtave të tyre.

Nga ana tjetër, kompania turke “Tete Albania”, e cila administron minierën, nuk ka dhënë ende asnjë sinjal për dialog me përfaqësuesit e punonjësve. Kjo mungesë komunikimi po shton pakënaqësinë mes minatorëve, të cilët thonë se janë të vendosur të vazhdojnë protestën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Prej gati tre javësh, minatorët janë mbledhur çdo ditë në hyrjen kryesore të kompanisë. Përfaqësues të punëtorëve bëjnë të ditur se kërkesat e tyre janë të drejta dhe të domosdoshme, pasi situata në galeritë e nëntokës është e vështirë dhe pagat nuk përputhen me rrezikun e punës që kryejnë.

Protestuesit deklarojnë se nuk do të tërhiqen derisa kërkesat e tyre të merren parasysh dhe të nisin bisedimet me drejtuesit e kompanisë. Ata kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve shtetërore për të garantuar të drejtat e tyre sindikale dhe kushtet minimale të sigurisë në punë.

   

 

About Redaksia

Check Also

Berisha: Ne duhet t’u themi shqiptarëve se këtë katastrofë e bëri Edi Rama me padrinon e tij, Xhorxh Soros

Kryetari i PD, Sali Berisha, në mbledhjen e grupit parlamentar, akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe Xhorxh …