Kryetari i PD, Sali Berisha në fjalën e tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD deklaroi se, sot Dumani ka shkuar në banesën e Kreshnik Farrukut. Berisha tha se, burimi i këtij informacioni është nga prokuroria.
“U them unë ju, një ushtrinë e Lubisë, u garantoj që dosjet mund të jenë edhe 15 aty. Nuk ka ajo, nuk njihte kufij dhe asgjë ajo.
Merrte Banka Botërore, që e shihte abuzimin e tmerrshëm, vetëm në një verë kanë abuzuar dhe shpërdoruar 600 milionë euro.
Dhe BB u thotë se duhet të bëni bursën e energjisë.
U bë bursa, po ku pyeste Lubia për bursën, jo mor jo, të gjitha i bënte jashtë bursës përsëri.
Se ne rrimë e flasim për tunelin e Llogarasë. Është lule tuneli me 50 milionë. Energjia është shitur me 170 euro, faktikisht është shitur edhe me 43 euro dhe është blerë nga shqiptarët me 305 euro. Me dokumente këto, me dokumente të gjitha.
Por ne do vazhdojmë. Ne mbrojmë interesin e shqiptarëve.
Ne respektojmë çdo gjykatës, çdo hetues, çdo prokuror, i heqim kapelen dhe ka mbështetjen tonë të plotë në qoftë se qëndron me ligjin.
Po si mund të pranoj unë Altin Troplinin, që mban në xhep mandatin e arrestit të Visit të Pojës, se me Pojën nuk merret fare, dhe vetëm pasi mbaron zgjedhjet e të gjitha, e bën publik që ai të ikë.
Ja, urdhëro kazusi i Kreshnik Farrukut.
Një person i kërkuar, kam 4 ditë që po e bëj….
Pse po e bëj? Është nga prokuroria burimi, që tani dini këtu…
Merr dosjen dhe e mbyll, vetë zot dhe vetë shkop ai.
5 milionë euro ai që të regjistrohet i vëllai për krimet e tij.
Po çfarë do ta gjykosh ti atë këtu?
E kërkoi drejtësia italiane, le të shkojë të gjykohet atje. Nuk gjykohet një njeri dy herë për të njëjtën vepër njeriu, është parim universal ai.
Gjykata e Durrësit vendosi masën e sigurisë me korrektesë dhe do ta ekstradojë, nuk lë ky. Jo, jo, dale se jam edhe unë këtu, të marr ca njëherë.
Prandaj i mbahej fryma aty në foltore.
Dhe sot është nisur me një eskortë, sipas një burimi, qytetar dixhital. Ai i pari është burim zyrtar.
Po atë nuk ka kush e heton.
Sot ka shkuar në Manzë, dhe burimi thotë se është shkëputur nga eskorta e madhe dhe bashkë me shoferin ka shkuar në shtëpi të delinkuentit”, u shpreh Berisha.
Gazeta RD