Basha pas daljes nga SPAK: Duhet të ruaj sekretin hetimor!

Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku qëndroi për më shumë se një orë.

Pas daljes nga ambientet e SPAK, Basha u ndal shkurtimisht përpara gazetarëve, duke theksuar se nuk mund të japë detaje për shkak të hetimeve që po zhvillohen.

“Duhet të ruaj sekretin hetimor, një herë tjetër do të kem konferencë për shtyp”, tha ai.

Basha është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për hetimet që lidhen me ngjarjet e 21 janarit 2011, kur Basha mbante postin e ministrit të Brendshëm.

About Redaksia

Check Also

Të rinjtë në Lezhë bojkotojnë mësimin, marshim në rrugët e qytetit me thirrjet “Rama jep dorëheqjen!”

Një grup të rinjsh në Lezhë kanë bojkotuar edhe këtë të hënë mësimin, duke dalë …