Gjykata amerikane ka vendosur të gjithë qeverinë shqiptare nën përgjim të plotë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se gjykata amerikane ka vendosur të gjithë qeverinë shqiptare nën përgjim të plotë për shkak të marrëdhënieve të dyshimta dhe korruptive të kryeministrit Edi Rama me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal.

Berisha tha se, është deklaruar se gjykata amerikane ka vendosur të gjithë qeverinë shqiptare nën përgjim të plotë me urdhër për shkak të marrëdhënieve patologjike, të sëmura, korruptive të Edi Ramës me McGonigalin.

“Më habit fakti se ju bëni të paditurin, sikur në procesin gjyqësor në Uashington, emri i Edi Ramës nuk është lakuar 13 herë, sepse ky fakt është komentuar nga të gjitha mediat amerikane.

Është komentuar se Agron Neza i ka dhënë McGonigalit 220 mijë dollarë në emër të Edi Ramës për hetimin e opozitës.

Është komentuar dhe është sanksionuar se Edi Rama e ka pritur McGonigalin dhe i ka kërkuar aty veprime ndaj opozitës.

Është deklaruar se gjykata amerikane ka vendosur të gjithë qeverinë shqiptare nën përgjim të plotë me urdhër për shkak të marrëdhënieve patologjike, të sëmura, korruptive të Edi Ramës me McGonigalin.

Është sanksionuar se McGonigal ka marrë në hetim në Vjenë me akuzën për vrasjen e Ilir Metës, të paraqitur nga Tom Doshi dhe Durim Bami, i shoqëruar nga ministri i Drejtësisë.

Është sanksionuar se McGonigal ka gjobitur biznesmenë duke u kërkuar 1 milionë apo 2 milionë, me dëshmitarë, për t’u hequr sanksionimin.

Është sanksionuar se i ka hequr licencën një kompanie për t’ia dhënë një kompanie tjetër, në të cilën Agron Neza kishte interesa direkte financiare.

Është sanksionuar se McGonigal ka krijuar shoqëri me 3-4 persona në Shqipëri.

Po çfarë kujtoni se do mund t’i fshiheni drejtësisë amerikane?

Po ky hetim është detyrimi më minimal që kemi ne ndaj drejtësisë amerikane dhe partnerit tonë.

Ju mendoni se me deklarata boshe, me betime të rreme do mund të mbroni Edi Ramën nga këto që ka kryer.

Po edhe para tre javës, Nju Jork Tajms, vetëm për vizitën e Eric Adams këtu, pasi shkroi, i kujtoi amerikanëve dhe shqiptarëve lidhjet e Edi Ramës me McGonigalin”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Në kushtet e një parlamenti që bllokon tërësisht hapësirën e opozitës, qytetarët do thonë fjalën e tyre!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh jashtë sallës së parlamentit se pseudo-mazhoranca ka …