Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi ftoi maxhorancën të ngrejë komisionin hetimor për McGonigal, duke i sfiduar se nëse besojnë se Rama është I pastër atëherë pse duhet të kenë frikë.
Pretendimit të maxhorancës se ky komision hetimor nuk mund të ngrihet pasi pengon hetimet e SPAK i quajti thjesht justifikime.
“Kërkoj zbardhjen e procesverbalit. Vërejtjet nga krahu i maxhorancës kanë qenë vetëm për tekstin e arsyetimit të ngritjes së komisionit hetimor. Këtu u thanë shumë gjëra të pavërteta. Nuk e pengon hetimi i prokurorisë hetimin nga një komision parlamentar. E ka vendosur Gjykata Kushtetutese, por ka dhe një përvojë të afërt. Komisioni hetimor për inceneratorët, që vijonte paralelisht me hetimin në SPAK. Madje ky komision e furnizoi me të dhëna sensitive SPAK.
Ju thoni se është komptencë e juridiksionit të një shteti tjetër. Nuk është e vërtetë se afekton drejtëpërdrejtë shtetin dhe institucionet shqiptare. Ky komision duhet të marrë rrugë se e kushtëzon kushtetuta.
Kur ju pretendoni se kryeministri është qelibar, ai që dinte pse McGonigal kishte marrë 225 mijë dollarë.
Meqë e dini që është I pastër e paimplikuar pranoni komisionin hetimor, të dalë ai (Rama) i pastër e i kulluar e ti bini gjoksit me krenari. Ku është frika juaj. Ju jeni maxhorancë e madhe, bëni ligje, pse nuk ngrini komisionin. Sepse ai që është i fortë nuk ka frikë por ju jeni të dobët prandaj nuk e pranoni komisionin’ tha Boçi mbrëmjen e sotme në Kuvend”, tha Boçi.
 Gazeta RD
Gazeta RD 
				 
			 
			 
		