Manja i regjistruar/ Rama i përdori telefonin për të kërcënuar prokurorin e Ballukut, paralajmërimi i Berishës…

Kur Manja nuk ndodhej në sallë, Berisha e akuzoi se ka paguar kreun e SPAK, Altin Dumani, që të mos dalë një regjistrim të cilin ai pretendon se e ka, por e paralajmëroi se “nuk ka shpresë” për të.

“Ku iku ky i Louis Vuitton? Iku ky se edhe ai ka paguar. O Ulsi edhe po ta ka shitur Dumani ty, atë e kam unë në dosje, regjistrimin tënd. Nuk ka shpresë që të dalësh”, tha Berisha, por pa bërë me dije se për çfarë regjistrimi bëhet fjalë.

Kur Manja u kthye në sallë filloi të ndërhynte gjatë fjalës së Berishës duke i thënë se nuk rrinte dot pa ish-ministrin. Në këtë moment, kreu i opozitës e akuzon se Rama e ka përdorur si kokë turku për të kërcënuar një gjykatës. Këtu i përmend edhe disa kostume.

“Nga telefoni yt e mori Edi Rama prokurorin, na thuaj pak? Je i inkriminuar. Të ka përdorur telefonin për të kërcënuar gjykatësin. Të ka përdorur telefonin duke të konsideruar ty si kokë turku, por të mbron Dumani sot, por s’ka njeri që të mbron nesër. Ato kostumet ku i ke ti? Ku i ke ato kostumet? I ke hequr ato…”, tha Berisha.

Për të provuar që kostumet e tij nuk janë të shtrenjta, Manja heq xhaketën në sallë, duke nxitur reagimin e kryeparlamentarit Niko Peleshi.

“Respektoni kodin e veshjes zoti Manja”, tha Peleshi.

Ndërsa Berisha vazhdoi me akuzat duke u shprehur se atë kostum e ka nga Altin Hajri.

“Ato i paske të Altinit, ty të ka dhënë dy, jo një”, tha Berisha.

Kjo solli replikën e ish-ministrit Manja, i cili e sfidoi që të bëjnë ekspertim të kostumeve.

“Sali tani që të merremi vesh unë e ti. Ty të ka kapur sindromi i Stokholmit dhe nuk rri dot pa mua. I ke përmendur këto kostume pa fund. Unë të sfidoj, çfarë kostumesh vesh Ulsi Manja dhe çfarë kostumesh vesh Sali Berisha, hajd t’i nxjerrim. Sa bën e jotja, sa bën e imja. Ta kam thënë këtu dhe do ta përsëris. Nuk pres të më dalë kush e të bëjë protesta e të më shoqërojnë në raportin tim me drejtësinë. Atë ditë që drejtësia e vendit tim do të kërkojë një shërbim prej meje çfarëdo natyre, do e respektoj. E sa për këto Louis Vuitton e kam pyetur ChatGPT a ka çantë 500 mijë euro? Më ka thënë s’ka. Kush të thonë? Sali Berisha. Më ka thënë shihe se nuk është në rregull. Ndërsa për xhaketat dhe kostumet të sfidoj që tani. Unë jam gati këtë kostum ta nxjerrim xhaketën dhe ti dhe unë dhe ta çojmë për ekspertim tekstil se vetëm copa e kostumit tënd bën 2 mijë euro. Pa hak pune”, tha Manja.

Berisha vijoi me akuzat e tij, duke thënë se e ka me regjistrim që ka kërkuar 500 mijë euro dhe një çantë Louis Vuitton.

“Një sqarim, 500 mijë eurot, janë veças nga çanta Louis Vuitton. I ke me regjistrim. T’i sjell unë edhe dosjen edhe fashikullin. Përveçse ke marrë 500 mijë euro i ke kërkuar edhe një çantë Louis Vuitton dhe të thotë ai ty për kë e do o Ulsi. Këtu e mbyll unë nuk e çoj më tutje”, tha Berisha.

E gjitha e mbyll me replikën e Manjës, por kësaj here ndaj Peleshit.

“Unë e zbulova këmishën, ai nuk e hoqi xhaketën. Dua të sigurosh barazi. Unë e hoqa xhaketën, ta bënte të njëjtën gjë edhe ai”, tha Manja.

Nga ana tjetër, Peleshi u përgjigj se nuk mund të sigurojë transparencë për të tjerët.

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha: Në kushtet e një parlamenti që bllokon tërësisht hapësirën e opozitës, qytetarët do thonë fjalën e tyre!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh jashtë sallës së parlamentit se pseudo-mazhoranca ka …