Noka: Kandiatja juaj për Bashkinë e Tiranës i ka dosjet mal te SKAP-i!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, në fjalën e tij në Kuvend e cilësoi kandidaten e mazhorancës për Bashkinë e Tiranës si “hajdute”, duke u shprehur se ajo ka “dosje mal” në SPAK. Ai e vuri atë në kontrast me kandidatin e mbështetur nga opozita, të cilin e përshkroi si “një figurë e kompletuar dhe intelektual i qytetit”. Sipas tij, mazhoranca është “e zhytur në batak” dhe për këtë arsye nuk mund të gjente një kandidat tjetër.

Akuzat e deputetit u drejtuan më pas nga sistemi i drejtësisë, për të cilin u shpreh se kontrollohet nga familjarë të figurave kyçe në pushtet. Ai tha se, Irena Gjokën e mbani se i bindet partisë, drejtësia juaj ka fytyrën e saj

“Meqë po i nis nga nga fundi. Po mor, po. Kandidati që mbështesim ne është një figurë e kompletuar, një intelektual i këtij qyteti. Prit! Dhe nuk është hajdut, hajdute si kandidati juaj. Po ju, ngaqë jeni nga të gjithë hajdutë dhe të zhytur në batak, ju nuk keni ku gjeni emër tjetër dhe prapë një hajdute keni çuar.

Ajo hajdutja juaj i ka dosjet mal atje në, te SKAPI i partisë tuaj, mal. Dhe kjo është shëmbëlltyra juaj. Pra, përsa i përket drejtësisë, po more. Motra e Belindës ka prodhuar këtë drejtësinë tënde. Ka prodhuar edhe Genta Bungo e Fatmirit. Po more, ka prodhuar edhe ky, si e ka emrin ky, Olsi Komici që keni bërë deputet.

Çfarë janë këto? Nuk janë partia këto? Pra, keni vënë ju familjarët tuaj që të përcaktojnë gjithë drejtësinë dhe ku jeni sot? Ndjej dhimbje unë për vrasjen e të ndjerit Astrit Kalaja. Ai mori, ai, i ndjeri, mori gjithë mllefin e sistemit që keni ngritur ju. Sistemit, sepse ju sot, s’ka qenë kurrë drejtësia ndonjëherë që 20 vjet duhet që të nisi çështje e të marrë përgjigje.

Maksimumi tre vjet. Nuk ka qenë kurrë drejtësia në këtë derexhe, që për një vendim gjykate të duhen 1200 ditë që të zbardhet. A ka qenë ndonjëherë? Jo, kurrë. Ja pra ku e keni katandisur. Edhe e politizuat, dhe e asgjësuat. Po. Ju këtë, këtë keni dashur, këtë drejtësi. Por shqiptarët nuk kanë dashur këtë drejtësi.

Ndaj sot, mllefi ndaj sistemit është, e mori në qafë të ndjerin Kalaja. Se është mllef ndaj jush dhe ndaj sistemit që keni ngritur ju. Bëni vjersha sa të doni. Tek shqiptarët perceptimi është tjetër. Sepse drejtësi me Irena Gjokën. Drejtësi me Irena Gjokën të dënuar në Greqi. Të dënuar. Dhe e mbani ju. A nuk është drejtësi politike? E mbani sepse ha e pi me familjarët e kryeministrit ai, prandaj e mbani ju. Se i bindet partisë.

Kjo është e gjitha. Kjo është drejtësi, drejtësia e juaj, drejtësia që ka fytyrën e Irenës”, u shpreh Noka.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Në kushtet e një parlamenti që bllokon tërësisht hapësirën e opozitës, qytetarët do thonë fjalën e tyre!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh jashtë sallës së parlamentit se pseudo-mazhoranca ka …