Alimehmeti: Veliaj duhej të ishte në burg për akuza më të rënda si inceneratori dhe ”5D”

Ilir Alimehmeti ka komentuar arrestimin e Erion Veliajt në një intervistë për Ora News, duke e cilësuar si të motivuar nga akuza të parëndësishme krahasuar me çështjet e mëdha që e ndjekin.

Sipas Alimehmetit, nëse Veliaj e konsideron veten të burgosur politik, atëherë përgjegjësia bie mbi kryeministrin Edi Rama. “Nëse është politike, ai që ka fuqinë politike e bën. Pra nëse ai ka këtë akuzë, e ka për kryeministrin”, u shpreh ai.

Alimehmeti theksoi se Veliaj është i akuzuar nga qytetarët për një sërë çështjesh të rënda, përfshirë shpërdorimin e fondeve publike dhe projekte të mëdha që nuk ekzistojnë.

Ai përmendi inceneratorin e Tiranës, impiantin e përpunimit të ujërave të zeza, si dhe qindra objekte shkollore që sipas tij duhej të ishin ndërtuar, por që ende mungojnë.

“Ka shumë akuza të tilla, ndërkohë që nga krahu tjetër ai po vuan një dënim… nuk ka një dënim, por është në masën e arrestit me burg për akuza shumë më të vogla”, tha Alimehmeti, duke nënvizuar se çështjet më të rënda si inceneratori dhe “5D” janë lënë mënjanë.

About Redaksia

Check Also

Të kthehemi drejt analizës partiake

Nga Bujar Leskaj Raporti përfundimtar i misionit të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit …