Foto-Lajm/ Balluku i shkon në zyrë Ramës

Pasi u mor e pandehur nga SPAK, zv.kryeministrja Belinda Balluku është parë të futet në Kryeministri.

Nuk dihet nëse Balluku do të zhvillojë ndonjë takim, apo ka shkuar në Kryeministri për mbledhjen e qeverisë ku pritet të merret edhe vendimi për përcjellen e Fatos Nanos në banesën e fundit me ceremoni shtetërore.

Balluku u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme ku iu komunikua akuza për kryerjen e veprës penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

Ajo akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, lidhur me projektin e Tunelit të Llogarasë.

About Krye Redaktor

Check Also

Këlliçi: Rama zgjodhi të pandehurën Balluku para integrimit!

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se …