Bardhi reagon ndaj Ballukut: Hajdute e miliona eurove! Shumë shpejt te Burgu i Grave!

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi ka reaguan ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku pas marrjes zyrtarisht nën hetim nga SPAK.

Në një reagim në Facebook, Bardhi komenton se ajo është fiks siç qytetarët e quajnë, hajdute të taksave të shqiptarëve, teksa hyn brenda SPAK, Bardhi thekson se së shpejti zv/kryeministren e pret Burgu i Grave në Pojskë.

Reagimi i Bardhit

“Është fiks ashtu siç qytetarët e quajnë teksa hyn në derën e SPAK.

HAJDUTE e miliona eurove të taksave të shqiptarëve.

Sot në SPAK, shumë shpejtë tek Burgu i Grave në Pojskë”.

About Redaksia

Check Also

Protestuesja humb ndjenjat në tubimin para Ministrisë së Arsimit

Një protestuese ka rënë pa ndjenja gjatë protestës që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit, …