Berisha pret në zyrë raporterin e PE për Shqipërinë dhe një grup gazetarësh gjermanë e austriakë

Kryetari i PD, Sali Berisha ka pritur në një takim në selinë e PD raporterin e PE për Shqipërinë, Andreas Schieder dhe një grup gazetarësh gjermanë e austriakë.

Berisha shkruan se, gjatë një bisede të hapur e të ngrohtë, i njoha miqtë me opresionin që ushtrohet ndaj opozitës në Kuvend, moslejimin e interpelancave dhe ngritjen e komisioneve hetimore, një e drejtë kushtetuese e çdo opozite në çdo vend demokratik.

Postimi

Takim me raporterin e PE për Shqipërinë, z. Andreas Schieder dhe një grup gazetarësh gjermanë e austriakë.

Pata kënaqësinë të takoja dje në selinë e Partisë Demokratike, eurodeputetin Andreas Schieder, reporteri i Parlamentit Europian për Shqipërinë, anëtar i Komitetit të Stabilizim- Asociimit të PE me Shqipërinë, dhe një grup gazetarësh austriakë e gjermanë, që mbulojnë rajonin dhe Bashkimin Europian.

Gjatë një bisede të hapur e të ngrohtë, i njoha miqtë me opresionin që ushtrohet ndaj opozitës në Kuvend, moslejimin e interpelancave dhe ngritjen e komisioneve hetimore, një e drejtë kushtetuese e çdo opozite në çdo vend demokratik.

Theksova se kjo, ndër të tjera, përbën edhe dallimin mes një diktature totalitare dhe një autokracie, apo një narko-diktature, siç është Shqipëria nën Edi Ramën. Si ‘narkoshteti i parë’ dhe i vetëm në Europë, Shqipëria nuk cilësohet nga unë dhe as nga opozita, por është pjesë e një vargu hulumtimesh, reportazhesh dhe dokumentarësh në mediat austriake, gjermane, belge, italiane dhe franceze, duke filluar që nga viti 2017.

Shqipëria, nën qeverisjen e Ramës, është bërë një parajsë e narkotrafikut, pastrimit të parave të drogës në ndërtim dhe korrupsionit galopant.

U theksova miqve se, Partia Demokratike e ka të qartë dhe të pandërprerë vokacionin pro-perëndimor, dhe angazhimet eurotlantike janë në themel, jo vetëm të vizonit të saj që në zanafillë, në vitin 1990, por edhe shtylla mbi të cilat është qeverisur vendi nën drejtimin e saj.

Biseda ishte e hapur dhe me tematikë të gjerë.

Mund të jetë një imazh i Zyra Ovale

Mund të jetë një imazh i duke studiuar

Mund të jetë një imazh i teksti

Mund të jetë një imazh i duke studiuar

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, persona duke studiuar dhe Zyra Ovale

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe persona duke studiuar

About Redaksia

Check Also

Ekzekutohet me armë 36-vjeçari në pragun e derës shtëpisë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme fshatin Gjorm të Bashkisë Selenicë, ku …