Farsa elektorale/ Berisha: Kemi mbi 2 mijë dokumente që duam t’ua paraqesim shqiptarëve!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar, akuzon qeverinë e Edi Ramës për vjedhje të zgjedhjeve dhe për refuzim të transparencës, duke i paraqitur si prova mbi 2,000 dokumente që sipas tij do t’u paraqiten qytetarëve.

Ai theksoi se refuzimi i auditit shtetëror dhe injorimi i raportit të vëzhguesve ndërkombëtarë konfirmojnë farsën elektorale të 11 majit, prej nga kanë pësuar qindra mijë qytetarë opozitarë.

Berisha kërkon ngritjen e mekanizmave hetimorë dhe transparencë publike, duke u zotuar se opozita do të ndjekë çdo votë dhe do të ekspozojë provat, ndërsa akuzon mazhorancën se pengon çdo tentativë kontrolli.

“Edi Rama kundërshton auditin, që në qoftë se ka një mënyrë për të provuar se je duke vjedhur, është të mos pranosh të auditohesh.

Në qoftë se ka një gjë, një fakt që provon se je hajdut, thua ik se nuk do më kontrollosh.

Si nuk do të të kontrolloj?

Ka refuzuar auditin e shtetit.

Ai nuk mund të auditohet sepse për të duhet të vjedhë sa të mundet, sa të dojë.

Kjo është e vërteta.

Vijmë tek komisioni tjetër.

Zgjedhjet e 11 majit, jo nga ne, por nga vëzhguesit ndërkombëtarë, u damkosën në mënyrën më përfundimtare, më të fuqishme si farsë elektorale.

Doli raporti përfundimtar, asnjë socialist nuk ka guxuar të shprehet, të thotë gjysmë fjale për të. Jo.

U kërkuan vëzhguesve me kërcënim, ku i keni faktet ju të provoni këto që shkruat në raportin paraprak, i kanë tani faktet të nxira me faqe të tëra.

Kush është viktimë e kësaj?

Është opozita. Janë mbi 500-600 mijë qytetarë opozitarë, të cilëve iu shkelmua vullneti i tyre.

Dhe tani njësoj si me auditin, kam vjedhur, por nuk do më kontrollosh.

Tani nuk i thotë një njeriu, por u thotë 600 mijë shqiptarëve që ua vodha votat, por nuk do më kontrolloni.

Pra, u kërkua debat për raportin e vëzhguesve ndërkombëtarë, u refuzua.

U kërkua komision hetimor, po ua them qytetarëve, se duhet ta dinë qytetarët një gjë se ne jemi zotuar me qindra herë para tyre se do mbrojmë votën.

Por mënyra jonë e mbrojtjes së votës nuk është me automatikë, as guerile.

Mënyra jonë e mbrojtjes së votës është kjo që bëmë.

Ne u përpoqëm të ndjekim çdo votë, sa mundëm, si u respektua, si u hodh, si ndodhi.

Dhe ne kemi, duhet ta dinë qytetarët, unë gjithë verën atë kam bërë para tyre, por ato që ne kemi paraqitur nuk janë as një e dhjeta e tyre, dhe ne kemi tani mbi 2 mijë dokumente dhe duam t’ua paraqesim shqiptarëve.

Ky thotë qepeni se jam unë këtu, nuk u lejoj.

Pra, edhe na vjedh votën, edhe nuk na lejon të bëjmë transparencën, të bëjmë detyrën tonë.

Dhe njëherë, votën ne nuk e mbrojmë me armë. Jo. E kam theksuar dhe e theksoj gjithnjë.

Por ne këtë herë e bëmë mbrojtjen e votës. Kush do, le të lexojë raportin.

Ata që kanë punuar për këtë detyrë, ata kanë qindra e qindra komunikime me vëzhguesit. Qindra komunikime të vazhdueshme.

Dhe të gjitha këto së bashku patën rezultante një raport të drejtë, të ndershëm në mbrojtje të votës së shqiptarëve.

Tani ai thotë jo, ajo është një letër e vdekur, mbylleni, nuk u kejoj të paraqisni fakte para shqiptarëve se si ai vodhi votat.

Hajdutin e keni kapur, por nuk u lejoj fare të merreni me të.

Njësoj si me auditin, u thotë nuk do më kontrolloni mua, guxo po deshe.

Na thotë edhe ne, po ne përfaqësojmë 600 mijë.

Kështu që në mënyrë absolute kurrë nuk mund të pajtohemi”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Eshtë Rama jo Bela”/ Dëshmia e Ahmetajt: Kam qenë prezent, kreu sugjeroi që këta të bënin një kombinim…

Si nisi hetimi për tunelin e Llogarasë Në gusht të vitit 2024, Gazmend Bardhi, në …