Nga data 1 nëntor, udhëtimi me transportin urban në linjën Kamëz–Tiranë do t’u kushtojë më shtrenjtë qytetarëve. Çmimi i biletës do të rritet nga 40 në 50 lekë, ndërsa abonetë mujore do të shkojnë nga 12 mijë në 14 mijë lekë.
Operatori i linjës i është drejtuar Bashkisë Kamëz me një kërkesë zyrtare për rritjen e tarifave, duke argumentuar vendimin me shtimin e kostove të karburantit dhe shpenzimeve operative.
Kjo rritje drastike vjen në një moment kur qytetarët përballen me krizë ekonomike dhe inflacion të lartë dhe tregon qartë se qeveria dhe bashkia në Kamëz nuk kanë asnjë konsideratë për vuajtjet dhe nevojat reale të popullit.
Pa asnjë transparencë dhe dialog, Rakipi dhe struktura e tij administrative kanë vendosur të mbushin xhepat e tyre në kurriz të qytetarëve, duke kthyer shërbimin publik në një luks të paarritshëm për shumicën.
Gazeta RD