Veliaj shpërthen ndaj Ramës: Qeveria më shkeli të drejtat! Goditja më erdhi nga të mitë…

Në seancën publike që po zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese, Erion Veliaj, ka folur për vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij dhe dekretin e presidentit për zgjedhjet në kryeqytet, duke akuzuar qeverinë për shkelje të të drejtave dhe denigrim. Deklarata e Veliajt la për të nënkuptuar taktikat e Edi Ramës, ai tha se vota e lirë po tjetërsohet me qëllimin për të sunduar.

“Kjo është një historike. Demokracinë ta ruajmë si pasuri jo ta sakrifikojmë për një gjë të momentit. Kjo cështje do përcaktojë në se pushteti do i përkasë qytetarëve. Republika nuk rrezikohet nga asnjë armik i jashtëm. Sot jam këtu për të mbrojtur deri në fund betimin tim ndaj kushtetutës dhe kontratën me qytetarët e Tiranës. Do e mbroj këtë betim deri në fund, nuk ka dicka më besnike se kjo”, tha Veliaj.

Erion Veliaj i kërkoi trupës që të mbrojë demokracinë e cila sipas tij është vënë në sprovë.

Teksa e cilëson arrestimin e tij si një rrëmbim e mbyllje me vrasës serial, Veliaj insiston se nuk ka bërë asnjë shkelje të rëndë për ta shkarkuar nga detyra.

“Kjo është e drejta ime për të qenë këtu. Faleminderit që më dhatë këtë të drejtë. Kam pritur 9 muaj për këtë të drejtë. Me kanë izoluar në një qeli me vrasës serialë. Kam përjetuar një periudhë të gjatë me shkelje të të drejtave. Ky është një përçmim ndaj votës. Ky është një përçmimi që populli i jep republikës për ta drejtuar në emër të tij. Jam këtu si kryetar i bashkisë së Tiranës me të drejtën që ma kanë dhënë 165 mijë qytetarë. Nuk kam kryer asnjë shkelje. Jam këtu për të kërkuar mbrojtjen e demokracisë që sot po vihet në sprovë. Jemi betuar që ta mbrojmë demokracinë. Ky nuk është mandati im, por një kontratë besëlidhje dhe do bëj gjithçka që ma lejon ligji për ta mbrojtur këtë kontratë. Askush nuk mund ta ndërpresë mandatin e një të zgjedhuri. Me respekt, pyes çfarë shkelje të rëndë kam kryer unë?”, tha Veliaj në Gjykatë.

About Redaksia

Check Also

Raporti i Komisionit Europian/ Zgjedhjet ishin të pabarabarta, korrupsioni i përhapur kudo

GJETJE E RAPORTIT Shqipëria ka mbajtur angazhim të lartë në procesin e integrimit evropian, teksa …