Vokshi: Ju nuk doni komision hetimor sepse ne kemi prova për manipulimin e votës!

Në seancën plenare të Kuvendit deputetja e PD, Albana Vokshi akuzoi mazhorancën për shkelje të Kushtetutës dhe për refuzimin e padrejtë të kërkesës së opozitës për hetimin e procesit zgjedhor.
Vokshi theksoi se ngritja e komisionit hetimor parlamentar është një detyrim kushtetues dhe një provë e vërtetë e demokracisë shqiptare, duke argumentuar se pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk mund të ketë ekonomi, drejtësi apo të ardhme për vendin.

Fjala e Albana Vokshit
Dua ta vazhdoj atje ku e la zoti Berisha,
Po bëni një shkelje kushtetuse, nuk është hera e parë.
Ne e dinim, e dinim që do e refuzonit pavarsishtë se kushtetuta nuk ja u ka dhënë këtë tagër. Kushtetuta thotë që një e katërta e firmave të deputetëve, e nuk thotë as pozitë as opozitë, thotë 35 deputetë, nëse firmosin, ngrihet automatikisht komisioni hetimor. Madje këto mund të mos jenë as të opozitës si deputetë, mund të jenë dhe të pozitës, por ja kalon kuvendit si të drejtë që 35 deputetë nëse kërkojnë ngritjen e Komisionit Hetimor, Kuvendi e ka detyrim. E thotë Neni 77 Pika 2 e kushtetutës. E thotë Neni 25 i Rregullores së Kuvendit. E thotë Pika 5, nëse doni meqë e përmendi zoti Çuçi e ligjit për Komisionet Hetimore. Pra kërkesa që kemi bërë ne për ngritjen e komisionit hetimor, për zbardhjen e farsës elektorale, i plotëson të gjitha kriteret për ngritjen e Komisionit Hetimor.
Por çfarë ndodh? E sigurt që ju këtë Komision do e rrëzoni! Patjetër sepse nuk ju pëlqen. Nuk ju pëlqen sepse një pjesë e madhe e juaja jeni kriminelë elektoralë.
Nuk ju pëlqen ngritja e këtij komisioni, sepse ne do të bëjmë transparente fakte e prova: kemi mbi 2500 fakte, prova, dëshmi, video, foto për lloje të ndryshme të krimeve elektorale.
Duam të bejmë transparente atë që ka ndodhur dhe të gjitha gjetjet, pse jo neve ti përdorim këto gjetje për propozime ligjore, për amendime ligjore, pra mund të ketë shtesë ligji, mund të ketë ligj të ri apo amendime ligjore. E pse jo që të përdoren dhe në komisionin e ri të reformës zgjedhore që do të ngrihet.
Pra ne sot kërkojmë një komision hetimor jo për Partinë Demokratike, një komision hetimor jo për opozitën.
E kërkojmë këtë komision hetimor për Shqipërinë! Pa zgjedhjeve të lira, nuk ka ekonomi! Pa zgjedhje të lira, nuk ka drejtësi! Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk ka të ardhme!
Ky komision është testi i vërtetë i demokracisë në Shqipëri.
Ajo që kemi kërkuar pra është që të bëjmë transparente deri në detaje atë që ka ndodhur. Para zgjedhjeve, duke nisur që nga 11 Janari, gjatë ditës së zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve.
Nëse ju e refuzoni këtë komision, atëherë praktikisht ju keni pranuar që i keni vjedhur zgjedhjet. Praktikisht keni pranuar që i keni dhunuar zgjedhjet. Praktikisht keni pranuar që ky parlament ketu nuk është vullneti real i votuesve shqiptarë, i qytetarëve shqiptarë. Ne, ktëë kemi ndërmënd, që nëse ky komision do të ngrihet, ta vërtetojmë.
Në 11 Maj, Shqipëria e përshkruar gjerësisht, ndërkombëtarisht si shteti i parë dhe i vetëm narkotik në Evropë zhvilloi zgjedhjet parlamentare. E ka thënë qartë OSBE/ODIHR dhe në raportin paraprak dhe në raportin final: zgjedhjet u zhvilluan në një mjedis tejet të polarizuar ku liderët e opozitës në vitin zgjedhor u arrestuan; ku pati shpërdorim masiv të burimeve administrative, pati presjon ndaj votuesve, pati mungesë të kushteve të barabrata për garuesit dhe u zhduk krejtësht kufiri midis shtetit dhe partisë. E ka thënë jo një herë OSBE/ODHIR në raportin e fundit dhe me forcë: kemi një Parti-Shtet në Shqipëri, është zhdukur kufiri midis partisë dhe shtetit.
Edhe rekomandimi kryesor i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, është që të ndahet partia nga shteti.
Po nësë nuk e kemi të ndarë partinë nga shteti, atëherë çfarë kemi? Kemi zgjedhje të lira? Jo. Kemi një farsë elektorale të cilën ne duam ta bëjmë transparente e tja tregojmë publikut.
Pse nuk e doni juve ngritjen e këtij komisioni?
Sepse ne i kemi me fakte, 4522 aktivitete elektorale, krime elektorale sic thotë OSBE/ODHIR. Vetëm 18 prej tyre u trajtuan nga KQZ. Ne kemi ndërmënd ti trajtojmë dhe publikojmë të 4500 këto krime elektorale, përfshirë këtu edhe 7 milionshin e Giro d’italia.
Pra, kemi prova, kemi dokumente, i kemi të gjitha që kërkohen për ngritjen një komisioni hetimor.
Pse ju nuk e doni këtë komision hetimor?
Sepse ne kemi prova konkrete se si nënpunësit civilë u kthyen në operativë elektoral të partisë socialiste. U ngrit një sistem monstruoz patronazhimi që profilizoi votuesit dhe nëpërmjet këtij profilizimi shfrytëzoi çdo nevojë, çdo problem të tyre, çdo dëshirë të tyre duke u dhënë në këmbim të votës shërbime shtetërore.
Dhe kjo nuk ndodhi vetëm në Shqipëri, por ndodhi dhe në diasporë. Njësoj u patronazhua diaspora. E ka denoncuar dhe zoti Berisha. Ne kemi një pjesë të këtij sistemi të patronazhimit të krye krimineles elektorale Belinda Balluku, e cila sot duhet të ishte vënë nën hetim nga SPAK. Ka kryer jo një krim elektoral. Ka kryer shumë krime elektorale. Kishte ngritur një sistem monstruoz patronazhimi ku kontrollonte votuesit: ku jetonin, si jetonin, ku e kishin shtëpinë, (në katin e dytë), ku e blenin mishin, ku e blenin ilaçin. Çdo gjë e kontrolluar jo vetëm në Shqipëri po në Greqi, në Itali dhe kudo në diasporë.
Këtë pra donim ta bënim transparente.
Donim të dëshmonim, (meqënëse SPAK-u nuk i ka parë) edhe dokumentat për:
– bonusin 100 euro për 760,000 pensionistët. Pra u blenë 760000 pensionistë.
– fshirjen e 200 milionë eurove gjoba dhe interesa dhjetë vitet e fundit;
– dhënien e 138 liçensave të kanabisit;
– mbi 1 miliard eruo tendera.
Kemi fakte, ato që SPAK-u nuk i ka parë pavarsisht se ja kemi dërguar me 50 kallzimet e përgatitura dhe depozituara. Fakte për tendera elektoralë, për punsimet elektorale, për legalizimet elektorale, për asfaltin elektoral, për konçesionet elektorale. I kemi me fakte dhe prova të gjitha këto.
Kemi mbi 2500 raste të konfirmuara, të faktuara.
E nëse ndalemi të ndërhyrja e organizatave kriminale, edhe këtu kemi një analizë të tërë për 40 banda kriminale dhe kartele të drogës që kanë vepruar në 10 qarqe nga 12, në mbi 21 bashki. I kemi me emra. I kemi me foto. Kanë mbështetur mbi 28, minimalisht 28 deputetë. 25 prej tyre janë këtu në këtë sallë të cilët nuk përfaqsojnë, dhe ju i dini shumë mirë, se kush janë. Nuk përfaqsojnë vullnetin e qytetarëve, por përfaqësojnë vullnetin e bandave kriminale, trafikantëve të drogës dhe antarëve të kartelevet ë drogës.
Dhe çfarë ndodhi me këto grupe kriminale? Gjatë zgjedhjeve, pas zgjedhjeve vetë Edi Rama ka firmosur qindra leje ndërtimi për ndërtesa luksoze në Tiranë, në Durrës apo në bregdet. Të gjitha këto i kemi me prova. Kemi firmën e çdo leje ndërtimi të dhënë anëtarëve të bandave kriminale, anëtarëve të familjarëve të anëtarëve të karteleve të drogës, apo atyre që sot janë nën kërkim dhe kanë urdher arresti. I ka firmosur Edi Rama, Belinda Balluku dhe Adelajda Rroka që jo rastesisht u vu drejtoreshë e lejeve të ndërtimit pavarsisht se dy vllezërit që i kishte në burg, ishin anëtarë të kartelit Çela.
Pse nuk e doni juve këtë komision hetimor?
Sepse ne kemi prova për manipulimin e votës së diasporës. E di shumë mirë Taulant Balla se çfarë ka ndodhur me votën e diasporës. Se si vota e diasporës u devijua, u manipulua, u dhunua. Ajo, vota që erdhi këtu, nuk ishte vota reale e votuesve të diasporës. 100,000 votues të diasporës as nuk u lejuan, ju mohua e drejta kushtetuese për të votuar.
Proçesi u shkel nga DHL-ja në të gjitha fazat e proçsit të votimit, qoftë në dërgim, qoftë në dhënien e zarfëve e kështu me rradhë. Kemi evidentuar qindra raste, ku zarfet janë mbajtur me javë nga DHL-ja në magazina pa u dërguar të votuesit; ku çertifikatat nuk kanë asnjë firmë – në shkelje të kontratës, ku kanë viza në vend të fimrve – në shkelje të kontratës; ku kanë fjongo ose yje – në shkelje të kontratës. I kemi të gjitha të faktuara. Pra, proçesi i votës së diasporës, ka qënë totalisht i kapur, i kontrolluar, i dhunuar, i devijuar. Pikërisht, rezulatet e kutive të Fierit, të Vlorës, të Beratit, të Gjirokastrës ku PS mori 93-97%, që edhe Koreja e Veriut do ja kishte zili, dëshmojnë fare qartë, se si kjo votë është devijuar dhe manipuluar.
Për kapjen e mediave, për parregullsitë e ditës së votimit, kemi faktuar mbi 500-600 raste ku patronazhistët kanë ndërhyrë, kanë kontrolluar, kanë intimiduar, kanë shantazhuar votuesit.
Kemi fakte konkrete ku bandat kriminale jo vetëm jashtë qëndrave të votimit, po edhe brenda qëndrave të votimit, kanë intimiduar jo vetëm drejtues së Partisë Demokratike dhe jo vetëm burra por edhe gra apo familjarë të tyre, por kanë hyrë dhe ne qendrat e votimit duke kontrolluar çdo votues që hynte në qëndrën e votimit.
Kemi 10-tra fakte për zyra sekrete të pa brenduara. . .
Prandaj ju nuk ju pëlqen ky Komision Hetimor.
Nuk ju pëlqen sepse doni të vazhdoni me kulturën e pandryshueshmërisë, pavarsisht se këto zgjedhje shkelën:
– Kushtetutën e Shqipërisë,
– Dokumentin e Kopenhagen, të OSBE-së,
– Udhëzimet e Komisionit të Venecias,
– Konventën Europiane për të drejtat e njeriut.
Në përfundim, të nderuar kolegë,
Këto zgjedhje nuk ishin as të lira, as të ndershme. Ato ishin një operacion monstruoz i dhunshëm shtetëror për të mbajtur pushtetin më çdo çmim, për ti dhënë Edi Ramës një mandat të 4 me çdo kusht, me çdo kosto. Për të mbajtur këtë mandat të 4 duke blerë votën, friksuar qytetarët, duke kapur insitucionet.
Në qoftëse ky parlament ka qoftë dhe një fije dinjiteti, ky Komision sot duhet të votohet sepse kush s’e miraton hetimin, pranon fajin.
Kush mbyll derën e hetimit, i mbyll derën e demokracisë!
Një vend pa zgjedhje të lira është një vend pa të ardhme.
Ky Komision është prova e parë e këtij parlamenti nëse Shqipëria do të jëtë demokraci apo pronë private që pushtetin nuk e koncepton pa vjedhur zgjedhje dhe pa vjedhur Shqiptarët.
A do te jetë ky Kuvend institucioni që mbron demokracinë apo mburoja që fsheh krimin elektoral?
Historia do ta mbajë mend përgjigjien tuaj.

About Redaksia

Check Also

Rama thërret mbledhje qeverie në mesnatë

Afera me tenderin e Tunelit të Llogarasë ka shkaktuar një tronditje tjetër në oborrin e …