Humbet Ali Ahmeti, fiton VLEN/ Raundi i dytë i zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut

Publikohen rezultatet fillestare nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut (KSHZ), pas numërimit të pjesës dërrmuese të votave, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Kandidatët e VMRO-DPMNE-së kryesojnë në 21 komuna.

Koalicioni shqiptar në qeveri, VLEN ka fituar katër komuna. Partia opozitare, LSDM 3, dhe koalicioni shqiptar në opozitë, Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) kryeson në një komunë. Një kandidat i pavarur i mbështetur nga VLEN kryeson në Strugë.

VMRO-DPMNE kryeson në qytetin e Shkupit, Aerodrom, Vallandovë, Vinicë, Debarcë, Demir Kapi, Dojran, Dollneni, Karposh, Kërçovë, Konçe, Koçan, Lozovë, Makedonski Brod, Negotinë, Mogillë, Probishtip, Rankovcë, Rosoman, Çeshinovë-Obleshevë dhe Çuçer Sandevë.

Koalicioni VLEN kryeson në Tetovë, Bogovinë, Bërvenicë dhe Dibër, ndërsa, kandidatët e LSDM-së kryesojnë në Makedonska Kamenicë, Zërnovcë dhe Qendër.

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) kryeson në Studeniçan, ndërsa kandidati i pavarur Mendi Qyra në Strugë.

Komunat e fituara nga VLEN
Tetovë – Bilall Kasami
Strugë – Mendi Qyra (Kandidat i pavarur i mbështetur nga VLEN)
Dibër – Fisnik Mela

Komunë e fituara nga AKI
Studeniçan – Ejup Abazi

Ndërkohë, shqiptarët kanë humbur pas 16 vitesh Komunën e Kërçovës. Pas numërimit të votave, fitues rezultoi kandidati i VMRO-DPMNE, Aleksandar Jovanovski përballë Fatmir Deharit të Aleancës Kombëtarë për Integrim.

Në raundin e parë, në Kërçovë kandiduan tre kandidatë shqiptarë. Kjo solli edhe përçarjen e votës shqiptare atje, duke bërë që drejtimin e komunës tanimë ta marrin maqedonasit.

Gjithashtu, edhe në komunën e Bërvenicës humbi kandidati shqiptar i mbështetur i propozuar nga VLEN, por që në raundin e dytë Haqim Ramadani u braktis nga koalicioni i tij dhe u mbështet nga AKI por kjo nuk mjaftoi. Komuna u fitua nga kandidati i VMRO, Jovica Ilievski me rreth 150 vota diferencë.

Votimi në raundin e dytë u zhvillua në 32 komuna të Maqedonisë së Veriut dhe në Qytetin e Shkupit.

About Krye Redaktor

Check Also

Kryeministri kanadez i kërkon falje Presidentit Trump

Kryeministri kanadez Mark Carney i ka kërkuar falje Donald Trump për një reklamë anti-tarifore që …