E nesërmja e Ramës është gjithmonë dhe më e paparashikueshme. Ai ëstë mes pushtetit absolut dhe arratisjes nga frika e ullumeve të veta.
Kohët e fundit shfaqet gjithmonë dhe më shumë në krahët e Aleks Soros. Një shenjë karshillëku e hapur ndaj Presidentit amerikan Trump.
Eshtë pikërisht po ai Ramë që në ditët e para të rikthimit të Trump në Presuidencë spastroi të gjitha rrjetet sociale nga fotot me familjen Soros. Tani duket se nuk është më ashtu si më parë.
Pasi është futur në rreth të kuq në Uashington, Rama po kërkon strehim tek Aleksi. Rama po na lë të kuptojmë se në rast se zullumet do ta cojnë para drejtësisë sikurse duken shenjat, atëhere ai po planifikon edhe planin B, atë të arratisjes tek Aleksi.
Takimi i fundit në Paris e ka ‘frymëzuar’ Aleks Sorosin, i cili vendosi të publikojë në Facebook disa foto të reja ku shfaqet me kukullën e tij në Tiranë, Edi Ramën.
Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, Rama shihet në shoqërinë e bashkëshortes, Linda Rama, ndërsa Aleks Soros shoqërohet nga partnerja e tij, Huma Abedin. Fotot janë realizuar pas darkës zyrtare të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron.
Gazeta RD