Nga Iva V.GRILLO
Shqiptarët e sidomos figurat publike duhet të kujdesen që përveç amaneteve të tjera para se të ikin nga kjo botë, të lënë edhe një amanet të veçantë: mos t’a lënë individin më poshtë t’i afrohet ceremonisë mortore në një rreze prej 2km…ose larg qoftë t’a lënë atë dhe përroin e vet psikik të mbajë fjalim në ceremoni.
Ka një kod edhe morti… sidomos morti:
Harbutllëku, narrativa “unë, unë, unë”, tonet agresive, përsëritja e epiteteve denigruese, sarkazma dhe batutat bajate vend e pavend janë në radhë të parë mungesë respekti për të ndjerin, për familjen e tij dhe më pas gjithë pjesëmarrësit.
Janë dhe tregues i një qasjeje dhe gjendje të caktuar psikike e cila synon një protagonizëm të sëmurë, agresiv e manipulator.
Një konstrast i madh me tonet e paqta dhe balancuese në mesazhet e dhëna nga familja e të ndjerit.
Dhe duke qënë se kjo nuk është hera e parë që ndodh, figurat publike dhe familjet e tyre tashmë duhet të kenë seriozisht kujdes sepse… mund t’u vidhet dhe vdekja.

Gazeta RD