Berisha-Dumanit: Do përgjigjesh para ligjit për amnistimin e krimit elektoral dhe milionat që ke marrë nga Kreshniku i Manzës

Kryetari i PD, Sali Berisha, në paraqitjen e tij në SPAK pranë oficerëve të BKH-së për masën e sigurisë ka bërë publik edhe mesazhin që i ka lënë drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.

Në deklaratën për median, Berisha bëri me dije se, Dumani do të përgjigjet para ligjit, pas aministimit që i ka bërë krimit elektoral dhe milionave që ka marrë nga një eksponent i krimit në Manzë.

 Para largimit, unë i lashë këtë shënim: Altin Troplinit, armikut të egër të votës së lirë të shqiptarëve, amnistuesit të krimit monstruoz elektoral të Ramaduros dhe narkoqeveritarëve të tjerë’, ishte mesazhi i kryedemokratit për Dumanin.

Po e nis me një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju këtu dhe të gjithë qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë që ndjekin këtë konferencë shtypi.

Para largimit, unë i lashë këtë shënim: Altin Troplinit, armikut të egër të votës së lirë të shqiptarëve, amnistuesit të krimit monstruoz elektoral të Ramaduros dhe narkoqeveritarëve të tjerë.

Për të gjitha këto, për lidhjet e tij me Troplinin, për milionat e marrë nga Kreshniku i Manzës, ai do përgjigjet para ligjit”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Pse Kushner u largua nga Beogradi?/ I la Alabarin e “Ramës”

Në Serbi vazhdojnë pafundësisht polemikat rreth ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm, pasi kompania e Jared Kushner (dhëndërr i Presidentit …