Prokuroria e Posaçme ka lexuar këtë të hënë, më 3 nëntor, pretencën për ish-deputetin socialist, Jurgis Çyrbja, dhe dy personat e tjerë të përfshirë në të njëjtën çështje.
Kështu Jurgis Çyrbja akuzohet për veprat penale: Tregim i sekretit shtetëror ne disa raste, përkrahje autorit të krimit disa herë dhe korrupsion në zgjedhje në vitin 2021.
SPAK ka kërkuar 3 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 2 vite burg. Çyrbja akuzohet se informonte Altin Hajrin dhe persona të tjerë që kërkohen nga autoritetet shqiptare, në rast se do kishte operacione policore për kapjen e tyre në qytetin e Durrësit.
Në këmbim, Çyrbja kërkonte vota për kandidimin e tij në qarkun e Durrësit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.
Qindra qytetarë procedoheshin nga policia për ndërtime pa leje gjatë 2020, por jo kjo nuk mund të ndodhte ndaj kushëririt të të shumë kërkuarit Altin Hajri, i cili përmes Sky Ecc kërkonte ndërhyrjen e shefit të komisariatit. Si garant Hajri dyshohet se kërkonte ndërhyrjen e Jurgis Çyrbes bëjnë me dije burimet që tregojnë se Altin Hajri premtonte se do t’i jepnin një kafe shefit. Në një rast i shumë kërkuari shprehet i shqetësuar për arrestimin e dy personave për të cilët i kërkon deputetit të ndërhyjë tek policia për t’i liruar dhe për këtë premton se mund të paguheshin deri në 20 mijë euro që kunati të linte burgun. Ndërhyrjen e kërkonte tek zyrtarë të policisë së kohës.
Hajri shprehet i gatshëm që shefit i cili i kishte ndihmuar t’i merrnin masat me stil për dy kostume. Ndërkohë që nuk mungojnë edhe bisedat për angazhim në zgjedhje pohojnë burimet e TCH që Çyrbja të ngjitej në listë. Për votimet e 2021 Altin Hajri premton se do t’i jepte 3 duke shtuar më tej se numri tre ishin fshatrat: Rromanat Maskuri dhe Arapajl. E ndërsa SPAK po identifikon përdorues të tjerë të Sky si edhe njerëz me pushtet në Durrës të cilëve u përmendet emri me shkurtime, nuk mbeten në këtë dosje edhe njerëz të krimit. Këta të fundit identifikuar si Plarent Dervishaj, Julian Mecaj apo Besim Huqi që kërkohej nga SPAK interesohen për lëvizjet sekrete të policisë qe rezulton nga dosja se si tradhtoheshin nga eprorë ende të pazbuluar.
Gjithashtu nga hetimet e kryera, ka rezultuar se Çyrbja, sipas gazetarit Elton Qyno ka komunikuar përmes aplikacionit të enkriptuar “Sky ECC” me persona të shpallur në kërkim informacion rreth përmbajtjes së dokumenteve dhe akteve që sipas ligjit përbëjnë sekret shtetëror. Më poshtë nga bisedat e transkriptuara nga aplikacioni Sky Ecc ish-deputeti i jep informacion sekret të kërkuarit Kreshnik Budllas. Jurgis Cyrbja ka komunikuar me Kreshnik alias Sokol, alias Besnik Budlla alias Koçi, alias Farruku gjatë periudhës 30.11.2020- 10.02.2021. Në datën 02.12.2020 Çyrbja informon bashkëbiseduesin që të kontrollonte ambientin përreth banesës së tij, pasi kishte informacion se mund të ishte në vëzhgim nga punonjësit e Shërbimit Informativ. “Vetëm shih SHIK-un mos ka njeri vërdall”. Në datë 29.12.2020, Kreshnik Budila i thotë”…Si thu vlla, vjen dot.
Po ça të bojm pun s’kemi. Kërkim jemi… Po më thonë çunat është rrethu zona. Pyte pak, ka nai gjo se un lëviza nga zona. Jam peralt Ki ai me gur. Ke parasysh, Ki kasteli”. “Po e di, një mim”, ia kthen Çyrbja. Në datën 29.12.2020 Kreshnik Budlla, ka kërkuar nga i hetuari që të pyeste lidhjet e tij me punonjësit e policisë: “Ik takoje pak, shif si është puna. Nse po sillen në zon. Janë civil, katër pesë makinë, X5 dhe dy tre makina”. “Ça ngjyre është x 5 gri? Se Durrësi nuk është”. “Kanë mor vllain e vogël vlla. Tani, Se di pse. Pyet pak ca kan. Këtu jam. E kan len atë burazer kërkonin mu”, thotë Kreshniku. “Vlla jam blloku gjithë llogarit e mia”, thotë më pas Kreshniku.
Kujtojmë se Jurgis Çyrbja, u ‘fundos’ pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin e koduar ‘Sky ECC’, ku u zbulua se informacionet sekrete shtetërore që Çyrbja, arrinte t’i siguronte përmes zyrtarëve, ende të paidentifikuar, duke shfrytëzuar pozitën e tij si deputet ua jepet grupeve kriminale, mes tyre Altin Hajrit. Një nga rastet e evidentuara është dhe informimi i Altin Hajrit për lëvizjet e policisë pas vrasjes së Jan Prengës, ndërsa ky i fundit i siguroi vota në qarkun e Durrësit, ku Çyrbja ishte edhe në listën e sigurt për deputet në zgjedhjet parlamentare 2021. Ndërkohë, urdhër arresti nuk është ekzekutuar ende për Altin Hajrin, pronar i kompleksit ‘Golden’, i cili prej 4 vitesh është edhe në kërkim si organizator i rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës më 17 janar 2020.
Gazeta RD