“Tirana ka nevojë për ndryshim”/ Reagimi i Florian Binajt: Rrugëtimi ynë vazhdon

Për mua dhe për qytetarët e Tiranës thelbi mbetet i njëjtë: Tirana ka nevojë për ndryshim.

Unë do të kandidoj për kryebashkiak të Tiranës kurdo që të mbahen zgjedhjet me të njëjtën bindje, përkushtim dhe energji për t’u shërbyer njerëzve me ndershmëri, përgjegjshmëri dhe transparencë. Kjo nuk është garë për pushtet, por përpjekje për qytetin tonë, për ta bërë atë shtëpinë që duam t’u lëmë fëmijëve tanë.

Mbështetja, inkurajimi dhe besimi që më kanë dhënë mijëra qytetarë këto ditë më kanë bindur se së bashku ne do t’ja dalim. Rrugëtimi ynë vazhdon. Ndryshimin që duan qytetarët e Tiranës nuk do ta ndalë asgjë.

About Krye Redaktor

Check Also

82 ditë në protestë/ Revolta nuk ndalet deri në largimin e Ramës

Në protestën e 82-kundër qeverisë, qytetarët kanë mbajtur sërish fjalime para Kryeministrisë. Ata shprehen të …