Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me çështjen e Erion Veliajt, duke e cilësuar atë si pasojë të drejtpërdrejtë të veprimeve të mazhorancës. Sipas Telitit, shumica socialiste ka refuzuar kërkesën e opozitës për të pasuruar vendimin e Këshillit Bashkiak me të gjitha shkeljet reale të kryera nga kryebashkiaku, si dhe për t’i garantuar atij të drejtën kushtetuese të mbrojtjes para këtij institucioni.
Reagimi
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me çështjen Veliaj është pasojë e drejtpërdrejtë e qëndrimit të mazhorancës, e cila refuzoi kërkesën tonë për të pasuruar vendimin e shkarkimit nga Këshilli Bashkiak me shkeljet reale të shumta të kryera nga kryetari i bashkisë, si dhe për t’i garantuar atij të drejtën kushtetuese të mbrojtjes para Këshillit Bashkiak.
Ne do të vazhdojmë të kërkojmë transparencë dhe përgjegjësi, ne do vazhdojmë betejën për Tiranën kurdo qofshin zgjedhjet.
Gazeta RD